Arsyeja pse duhet konsumuar ujë para vaksinimit kundër COVID-19

442 0

Të gjithë e dinë se vaksinat kundër koronavirusit mund të shkaktojnë më pak efekte anësore dhe kjo është arsyeja pse një sërë ekspertësh besojnë se konsumimi i ujit mund të ndihmojë.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandojnë që ata që marrin vaksinën të qëndrojnë mjaftueshëm të hidratuar nëse zhvillojnë ethe si një efekt anësor.

Kompania farmaceutike CVS rekomandon konsumimin e ujit përpara vaksinimit në mënyrë që të zvogëlohen gjasat që një personi të fikët gjatë marrjes së vaksinës.

“Ne e rekomandojmë këtë sepse vumë re në prill se disa njerëzve u ra të fikët gjatë vaksinimit kundër koronavirusit. Rritja e volumit intravaskular mund të ndihmojë në parandalimin e sinkopës vasovagale që çon në të fikët”, tha zëdhënësi i CVS, Matt Blanchette për revistën “Health”.

Në faqen e CDC-së thuhet se dhënia e ushqimeve apo lëngjeve për pacientët mund të parandalojë rastet e të fikëtit, por theksohet se nevojiten kërkime të mëtejshme.

“Dëshironi të jeni të hidratuar në rast se keni temperaturë, sepse në këtë mënyrë ju lehtësoni dhimbjen e kokës”, tha Thomas Russo, një infektolog në Universitetin në Buffalo.

Ai tregon se ende nuk ka të dhëna që do të vërtetonin se kjo do të ndihmojë në vaksinimin kundër koronavirusit.

“Megjithatë, konsumimi i ujit para vaksinimit nuk mund të dëmtojë në asnjë rast. Pra, nuk ka asnjë arsye për të mos pirë një gotë ujë,” shtoi Russo./Burimi“Top Channel