Çfarë Janë Gjendrat e Kolesterolit? Përse Duhen Trajtuar dhe Pasur Kujdes

4.2k 0

Fjala “Xanthelasma palpebramund” i referohet gjendrave të kolesterolit të cilat më së shpeshti formohen rreth syve.

Xanthelasma prek vetëm 1.1 % të grave dhe 0.3 % të burrave dhe shkaktohet nga një grumbullim i kolesterolit nën lëkurë.

Edhe pse këto gjendra janë në përgjithësi të padëmshme, ato mund të jenë të bezdisshme dhe mund të tregojnë për probleme të tjera shëndetsore.

AgroWeb.org ju njeh me shkakqet e formimit dhe si mund të parandaloni shtimin e tyre.

Lidhja midis Kolesterolit dhe Xanthelasma Palpebramund

Kolesteroli është një substancë e ngjashme me dyllin, që gjendet në të gjitha qelizat e trupit dhe në disa produkte shtazore.

Trupi juaj ka nevojë për pak kolesterol për të kryer funksione të rëndësishme.

Të tilla janë përpunimi i ushqimit dhe krijimi i molekulave (të quajtura hormone) që ndihmojnë trupin të funksionojë.

Por kolesteroli i tepërt mund të shkaktojë probleme dhe komplikacione në organizëm.

Në rastin tonë këto gjendra duket se janë të padëmshme dhe të dhënat e studimeve ku AgroWeb.org mbështetet, tregojnë se ka dy faktorë kryesorë rreziku për formimin e tyre.

Ato janë mosha (mbi 40 vjeç) dhe kolesteroli i lartë (veçanërisht, hiperlipidemia, që do të thotë nivele të larta e yndyrave të gjakut si trigliceridet dhe kolesteroli).

Sipas të dhënave 50 % e pacientëve me Xanthelasma kanë nivele të larta të kolesterolit ose triglicerideve.

Faktorë të tjerë rreziku më pak të zakonshëm përfshijnë shtatzëninë, obezitetin, diabetin, problemet me mëlçinë dhe përdorimin e disa medikamenteve. Të gjitha këto mund të ndikojnë në nivelet e kolesterolit.

Karakteristikat e gjendrave

Këto gjendra kanë disa karakteristika unike që i dallojnë nga gjendrat e tjera të zakonshme të lëkurës.

Ato mund të jenë të buta dhe të vogla në madhësi.

Forma e tyre shpesh është rrethore dhe simetrike.

Ato janë të pranishme rreth të dy syve dhe jo vetëm njërit.

Çfarë duhet të bëni?

Sigurisht që hap i parë është të kryeni një kontroll mjekësor.

Këto gjendra nuk largohen vetë dhe nuk është një ide e mirë të përpiqeni t’i shtryshni ato.

Gjithashtu trajtimet në shtëpi duhen shmangur për shkak të rrezikut të komplikacioneve të tilla si infeksioni apo gjakderdhja.

Tre hapat që mund t’ju ndihmojnë janë:

Ndryshoni mënyrën e jetesës duke u ushqyer shëndetshëm, me ushqime që nuk rrisin kolesterolin.

Kryeni aktivitet fizik dhe nëse akoma shqetësimi vazhdon atëherë ju duhet të vizitoheni.

Nëse gjenderat rishfaqen vazhdimisht ose prek një zonë të madhe të qepallave tuaja, heqja e tyre me lazer dhe substanca të veçanta, mund të jetë një tjetër mundësi./AgroWeb.org