Kalçiumi është minerali më i bollshëm që gjendet në trupin e njeriut.
99 përqind e të gjithë sasisë së kalçiumit në organizëm ruhet në kocka dhe dhëmbë.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ai luan një rol thelbësor në shendetin e zemrës.
Burimet më të pasura të kalçiumit janë ato të bulmetit, megjithatë kalçiumi i marrë nga perimet përthithet më mirë në organizëm.
Shenjat Paralajmëruese Të Mungesës Së Kalçiumit
Tharja E Lëkurës
Trupi e shfaq në lëkurë kur vuan nga mungesa e kalçiumit.
Lëkura pëson tharje të madhe preket nga probleme si ekzema apo psoriaza.
Lodhja
Mungesa e kalçiumit manifestohet me lodhje ekstreme, mungesë energjie dhe plogështi të vazhdueshme.
AgroWeb.org ju rekomandon të mos merrni pije energjie por të pasuroni regjimin tuaj ushqimor.
Depresioni
Kalçiumi është thelbësor jo vetëm për humorin.
Ai ka efekt qetësues për trupin dhe trurin.
Sa më pak kalçium të merrni aq më të acaruar dhe të depresionuar do të jeni.
Pagjumësia
Gjatë gjumit, nivelet e kalçiumit luhaten ndjeshëm.
Në këto orë, trupi pëson rënien më të madhe të nivelit të kalçiumit.
Kjo do të prishë cilësinë e gjumit sepse kalçiumi ka një rol të fortë në formimin e melatoninës, hormonit që na ndihmon të flemë.
Imuniteti I Dobët
Kalçiumi luan jnë rol të rëndësishëm në sistemin imunitar.
Mungesa e tij e bën trupin më të dobët dhe më të brishtë ndaj baktereve.
Kësisoj ju do të sëmureni më shpesh nga e ftohura dhe gripi.
Vështirësi Në Gëlltitje
Mund të duket e çuditshme, por mungesa e kalçiumit shkakton vështirësi në gëlltitje.
Kjo ndodh si pasojë e kontraktimit të keq të muskujve të fytit.
Ndonjëherë gjërat përkeqësohen duke shkaktuar ndryshime edhe në të folur.
Dhimbje Dhëmbi
Siç e thamë edhe më lart, pjesa më e madhe e kalçiumit në trup ruhet tek kokcat dhe dhëmbët.
Mungesa e këtij elementi shkakton zverdhje, prishje dhe rënie të dhëmbëve.
Si Të Trajtoni Mungesën E Kalçiumit
Çdo i rritur ka nevojë për 1000 mg kalçium në ditë.
Kjo sasi mund të plotësohet duke ngrënë më shumë brokoli, barishte, salmon, sardele, peshk ton, djathë, qumësht, bajame, qiqrra, fasule dhe fara susami.
Për të garantuar një përthithje më të mirë të kalçiumit duhet të merrni edhe vitaminë D e cila gjendet tek e verdha e vezës, gocat e detit, karkalecët e detit, kërpudhat, lëngu i portokallit dhe tërshëra.
Lexoni këtu për ushqimet më të pasura me kalçium./AgroWeb.org