Të Hash Djathë Çdo Ditë – Ndikimet në Shëndetin e Zemrës

3.9k 0

Djathi është një ndër produktet më të preferuara të shqiptarëve që konsumohet masivisht.

çKëtë e thotë një analizë e 15 studimeve të ndryshme shkencore mbi rolin e djathit kundër problemeve të zemrës.

Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se rreth 30% e qumështit të prodhuar në Shqipëri përdoret për prodhimin e plot 13 mijë tonëve djathë.

Por duke qenë se shumica e blegtorëve akoma punojnë në tregjet informale, niveli i vërtetë i prodhimit në vend mendohet të jetë 34,000 ton ose 11.5 kg djathë për frymë në vit.

Djathi përmban disa ushqyes të rëndësishëm për shëndetin siç janë kalçiumi, zinku dhe vitaminat A dhe B-12.

Djathi është i pasur në yndyrna të ngopura ndaj deri më sot besohej se rriste  nivelin e kolesterolit dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Por studimi i ri, të cilit i referohet AgroWeb.org sugjeron se ky produkt luan rol mbrojtës për shëndetin kardiovaskular.

Studimet Mbi Rolin E Djathit Në Shëndetin E Zemrës

Të gjitha studimet e analizuara mbi këtë çështje përfshijnë të dhënat e plot 200,000 njerëzve.

Ushqyerja e tyre u monitorua nga shkencëtarët për më shumë se 10 vjet.

Të dhënat që disponon AgroWeb.org treguan se njerëzit që konsumojnë djathë rregullisht ishin 18% më pak të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare.

Ata ishin 14% më pak të rrezikuar nga sëmundjet koronare dhe 10% më pak të rrezikuar nga ishemia.

Vlerat e Djathit

Djathi është një nga ushqimet me më shumë vlerë dhe është një burim i mirë proteinash, kalciumi, vitaminash dhe mineralesh.

Krahas shëndetit të zemrës, konsumimi i djathit ndihmon edhe në forcimin e kockave dhe ul rrezikun nga osteoporoza.

Efektet e djathit janë të dobishme edhe për hipertensionin dhe shëndetin e dhëmbëve gjithashtu. Kjo pasi kontribuon në mbajtjen e dhëmbëve të fortë dhe të shëndetshëm.

Djathi përmban sasi të mëdha të vitaminës dhe kolinës.

Në përmbajtjen e tij ka gjithashtu përmbajtje të vitamin E, vitaminës K, riboflavinës, vitamin B6, folatë, vitaminë B12, acid pantothenic dhe betainë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.