Djathë në Darkë – Arsyet Pse Duhet ta Hani Për Gjumë të Qetë

3.6k 0

Djathi është një ushqim i pasur në vlera dhe i mirë për organizmin nëse konsumohet pa e tepruar.

Ai është i pasur me kalçium, një mineral i nevojshëm për kockat.

Djathi përmban gjithashtu proteinë e cila i nevojitet organizmit.

Djathi nxit dhe përmirëson gjumin por nga ana tjetër për shkak të yndyrës ai mund të shkaktojë probleme me tretjen.

Nëse e konsumoni direkt para gjumit, yndyrnat tek djathi mund të prishin cilësinë e tij.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për rolin e djathit tek gjumi.

Djathë Për Gjumë Të Qetë

Një studim i fundit britanik, të cilit i referohet AgroWeb.org, arriti në konkluzionin se ngrënia e djathit rreth 1 orë përpara fjetjes, ndihmon që t’ju zerë gjumi më lehtë.

Roli i djathit tek gjumi i atribuohet një amino acidi të njohur si triptofan.

Ky amino acid përdoret nga organizmi për prodhimin e hormonit serotoninë që rregullon humorin, e qetëson njeriun dhe përshpejton ardhjen e gjumit.

Kujdes Me Yndyrnat

Në krahasim me karbohidratet dhe proteinat, yndyrnat treten me më shumë vështirësi.

Kjo do të thotë se nëse ju hani sasi të madhe djathi me yndyrë të plotë direkt përpara gjumit, do ta keni vështirë për të fjetur.

Shqetësimet me tretjen  do të prishin gjumin.

Ekspertët rekomandojnë konsumin e djathrave pa ose me pak yndyrë.

Këtu mund të përmendet djathi i napës, gjiza, mocarela e të tjerë.

Kujdes Me Racionin

Nëse preferoni gjizën, ekspertët rekomandojnë konsumin e jo më shumë se gjysëm filxhani çaji me gjizë.

Ndërkohë nëse zgjidhni djathëra të tjerë konsumoni jo më shumë se 30 gramë.

Ngrënia e tepruar e djathit nuk është e shëndetshme.

Djathi përmban sasi të mëdha yndyrnash të ngopura dhe kolesterol të cilat rrisiin rrezikun e zemrës.

AgroWeb.org rekomandon ngrënien e djathit me pak ose pa yndyrë një ose dy orë përpara gjumit./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.