Gjalpi është një nga përbërësit bazë në fushën e gatimit. Ky përbërës i gjithanshëm krahas shijes jep shumë përfitime në organizëm, por edhe disa efekte anësore të padëshiruara.
AgroWeb.org ju njeh me to më poshtë.
Shëndeti i trupit tuaj mund të përmirësohet
Dietologët, të cilëve AgroWeb.org iu referohet, thonë se sistemi juaj imunitar mund të forcohet, sheqeri në gjak të stabilizohet dhe shëndeti i zemrës dhe i kockave të kenë përfitime nga gjalpi.
Gjalpi cilësor është i pasur me disa lloje acidesh, për të cilat hulumtimet kanë treguar se mund të zvogëlojnë inflamacionin dhe të forcojnë imunitetin.
Mund të shtoni peshë
Gjalpi është i lartë në kalori dhe çdo lugë gjelle ju jep mbi 100 kalori.
Dietologët rekomandojnë ta konsumoni në sasi të vogla, për të parandaluar kështu shtimin në peshë dhe pasojat negative shëndetësore që vijnë me të.
Sistemi juaj tretës mund të përfitojë
Ky ushqim është i pasur me një acid yndyror, i cili përmirëson shëndetin e zorrëve duke ushqyer bakteret e mira që jetojnë në to, lehtësojnë tretjen dhe ulin inflamacionin.
Ekspertët sugjerojnë gjithashtu se gjalpi mund të ndihmojë edhe me sindromën e zorrës së irrituar.
Mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru
Vetëm në dy lugë gjelle gjalpë ka 14 gram yndyrë të ngopur, që është më shumë se sasia maksimale e rekomanduar ditore prej 13 gramësh.
Konsumi i lartë i këtyrë yndyrnave mund të rrisë kolesterolin e keq, duke ju vënë në rrezik për të zhvilluar sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.
Mund të rrisë rrezikun për demencë
Sipas ekspertëve ngrënia e tepërt e gjalpit mund ta bëjë trurin tuaj të tkurret dhe mund të rrisë rrezikun e demencës ndërsa plakeni.
Ata sugjerojnë të mos hiqni dorë nga ky ushqim, por ta konsumoni me kufizim dhe moderim./AgroWeb.org