Receta Speciale e Tavës së Bariut me Mish dhe Pure

1k 0

Byreku i bariut është një tavë e përbërë nga një pure kremoze patatesh dhe një përzierje e pasur mishi dhe përbërësisht të tjerë.

Receta e ka origjinën nga Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda, dhe tradicionalisht bëhet me mish qengji, por ju mund të përdorni edhe mish viçi.

Ky lloj byreku u konceptua fillimisht si një mënyrë për të përdorur mishin e mbetur, por shumica e recetave moderne bëhen me mish të grirë, i cili gatuhet shumë më shpejt.

Për të provuar shijen e veçantë të tij, AgroWeb.org ju sugjeron të ndiqni më poshtë mënyrën e përgatitjes.

Përbërësit

  • 650gr mish viçi i grirë, pa dhjamë
  • ½ lç sodë buke
  • 2 lç kripë
  • 1kg patate të qëruara dhe të prera në copa
  • 250gr salcë kosi
  • 5 lgj gjalpë pa kripë
  • 60 ml qumësht
  • rreth 3 feta pastërma derri të prera në kubikë
  • 2 qepë të verdha mesatare, të prera në kubikë
  • 2 karota, të prera në kubikë
  • 3 thelpinj hudhra, të grira
  • 1 gotë verë e kuqe
  • 2 lgj miell
  • 3 lgj pastë domatesh
  • 350 g lëng pule
  • 1 lgj trumzë e freskët e grirë
  • ½ lç piper i zi i sapo bluar
  • 75 gr bizele të ngrira
  • 2 lgj qepë të njoma të grira hollë

Përgatitja

Fillimisht ngroheni furrën në 190°C dhe vendoseni telin e furrës në pozicionin e mesit.

Tani bashkoni në një tas, mishin e viçit, sodën e bukës, 1 lugë çaji kripë dhe 1 lugë gjelle ujë. Përziejini masën me dorë dhe lëreni tasin mënjanë për 20 minuta.

Ndërkohë, vazhdoni me përgatitjen e puresë. Vendosni patatet në një tenxhere të mesme dhe lërini të ziejnë derisa të zbuten plotësisht.

Kulloni ujin nga patatet dhe kthejini ato sërisht në tenxhere. Vendoseni tenxheren në zjarr mesatar dhe shtypini patatet me një lugë druri derisa të zbuten.

Kur të jenë gati, hiqni tenxheren nga zjarri dhe shtoni në të salcën e kosit, gjalpin, qumështin dhe kripë për shije. Përziejini derisa të përftoni një masë kremoze dhe homogjene.

Shtoni më shumë ktipë nëse është e nevojshme dhe lëreni mënjanë.

Në një tigan të nxehtë hidhni copat e prera në kubikë të pastërmasë së derrit. Skuqini duke i përzier shpesh për 6 deri në 8 minuta.

Pas kësaj kohe, hiqni copat e mishit dhe kaloni në tigan qepët dhe karotat duke i përzier shpesh, derisa të zbuten dhe të fillojnë të marrin ngjyrë kafe.

Shtoni aty hudhrën dhe gatuajeni edhe për 1 minutë.

Hidhni verën dhe rrisni nxehtësinë. Lëreni masën të ziejë, derisa lëngu të pakësohet.

Më pas shtoni miellin dhe përzieni derisa të tretet. Në këtë moment hidhni pastën e domates dhe vazhdoni zierjen në zjarr të fortë, duke e copëtuar mishin me lugë, derisa mishi të mos jetë më rozë.

Shtoni lëngun e pulës dhe lëreni të ziejë në zjarr të ulët derisa të trashet, rreth 2 minuta.

Hidhni trumzën, piperin, bizelet dhe gatuajeni derisa bizelet të zbuten.

Tani, mbi tiganin me mish hidhni në mënyrë të barabartë purenë e patateve. Përdorni një spatul për ta përhapur purenë në mënyrë të barabartë deri në skajet e tiganit.

Me një pirun krijoni disa gërvishjte të lehta në pjesën e sipërme.

Vendoseni tiganin furrë dhe piqeni derisa sipërfaqja të jetë skuqur lehtë për rreth 30 minuta./AgroWeb.org