A Janë Mëngjarashët më të Talentuar? – Faktet Interesante që Duhet t’i Dini

2.5k 0

Prej shumë kohësh besohet se njerëzit mëngjarashë janë më të talentuar.

Po t’i hedhësh një sy listës së njerëzve më të shquar në botë do të zbulosh se: Leonardo da Vinçi, Mark Tuejn, Mozarti, Nikola Tesla dhe Aristoteli ishin të gjithë mëngjarashë.

Edhe në kohët moderne, shembuj të njerëzve të suksesshëm që janë mëngjarashë ka plot dhe veçojmë: Barak Obamën, Bill Gejts dhe futbollistin Lionel Mesi.

A Është E Vërtetë Që Mëngjarashët Janë Më Të Talentuar?

Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org thonë se ky pretendim mund të vlejë kur bëhet fjalë për shkencat dhe veçanërisht matematikën.

Ekspertët thonë se 10 deri në 13.5 përqind e popullësisë së globit shkruajnë me të majtën.

Përzgjedhja e dorës është e lidhur direct me trurin.

Hemisfera e djathtë e trurit tek një njeri që shkruan me të majtën është më e zhvilluar, thonë ekspertët.

Për më tepër, tufa e nervave që lidhin të dy hemisferat e trupit është më e madhe dhe më e përqendruar tek mëngjarashët.

Sipas një teorie, mëngjarashët janë të detyruar të përdorin të dyja duart për tu përshtatur me botën dhe kështu aftësitë e tyre janë më të zgjeruara.

Kjo është edhe arsyeja përse mëngjarashët kanë epërsi në disa profesione krijuese: muzika, arti, arkitektura dhe shahu.

Në këto aktivitete, përpunimi i informacionit dhe aftësi të tjera të trurit janë më superiore.

Mëngjarashët Dhe Matematika

30 vjet më parë, ekspertët zbuluan se kur vjen puna tek matematika, mëngjarashët janë më të talentuar se ata që shkruajnë me dorën e djathtë.

Në këtë rast, nuk bëhet fjalë për mbledhje, zbritje, pjestime dhe shumëzime.

Kjo sepse për këto të fundit, aftësitë e të nxënit nuk ndikohen nga përzgjedhja e dorës.

Mëngjarashët janë më të talentuar në zgjidhjen e ushtrimeve më të vështira matematikore dhe nxjerrjen e formulave.

Kohët e fundit pretendimi se mëngjarashët janë më superiorë sa i përket intelektit ka hasur disa sfida.

Megjithatë  ekspertët janë të mendimit se përzgjedhja e dorës në të shkruar ka një ndikim tek aftësitë e të nxënit./AgroWeb.org