Sa Kafeinë ka në Një Filxhan Kafeje – Ndikimet në Organizëm

2.6k 0

Kafeja është pa dyshim një nga pijet më popullore në botë.

Një filxhan ekspres apo makiato janë një refren i njohur tashmë që e dëgjon thuajse në çdo bar apo lokal.

Kjo pije e traditës botërore njihet gjithashtu edhe si ndër burimet më të mëdha të kafeinës.

Një substancë që vepron si stimulues për sistemin nervor që ndonjëherë mund të kthehet edhe në problem për trupin e njeriut.

Sot në botë njihen shumë lloje kafesh të cilat janë të ndryshme si në përbërje ashtu edhe në shije.

Megjithëse kafeina është gjithnjë prezente në këtë pije, sasitë e saj mund të variojnë të ndryshme në çdo filxhan të saj.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju shpjegon sasitë e sakta që përmbajnë lloje të ndryshme të kafesë dhe efektet që ato kanë në trup.

Ndonëse ka shumë faktorë që e ndikojnë kafeinën tek një kokërr kafeje, AgroWeb.org ju shpjegon përafërsisht sa mg kafeinë përmbajnë llojet më të njohura të kësaj pije.

Kafja Ekspres

Kafja në versionin ekspres është një pije e fortë që përfitohet nga makineria e ekspresit prej të cilës ka marrë dhe emrin.

Sasitë dhe masat e servirjes së kësaj kafeje janë në filxhanë të vegjël për shkak të sasisë së madhe të kafeinës që përmban.

Një porcion i kësaj kafeje është sa gjysma e filxhanit të zakonshëm.

Ndërsa vetëm rreth 29 mililitra e saj përmban 60- 102 mg kafeinë.

Konsiderohet si një nga kafetë më të forta dhe të dëmshme për organizmin.

Duke qënë në sasi të vogla konsumhet edhe më shpesh gjatë ditës.

Nëse konsumoni më shumë se 5 të tilla në ditë efektet në shëndet dhe në zemër mund të jenë negative.

Kafe Dekafeinato

Nga ana tjetër egziston kafeja dekafeinato e cila është thuajse e pastër nga sasitë e  kafeinës.

Ky lloj rekomandet më shpesh se të tjerat edhe nga mjekët pikërisht për këtë fakt.

Gjithsesi edhe kafeja dekafeinato ka një sasi të vogël të kafeinës që fillon nga 2-3 mg kafeinë në çdo 200 ml.

Kafe Turke

Një ndër pijet më të njohurat e traditës Turke dhe e shpërndarë  thuajse në të gjithë Ballkanin.

Kafja turke kërkon një proçes më artizanal të përgatitjes ndryshe nga llojet e tjera të kafesë.

Përbëhet nga pluhuri i bluar i kafesë i tretur në ujë të nxehtë.

Kështu formohet një lëng i trashë, pra kafeja.

Një filxhan rreth 100 ml nga kjo kafe përmban rreth 25 mg kafeinë.

Kafe Filtër

Kafeja filtër mund të përgatitet në mënyra të ndryshme dhe praktikisht është një kafe në një filter apo qese të vogël.

Kjo qese e cila pasi futet në një makineri laget dhe shtypet me ujë të nxehtë formon edhe lëngun e kafesë.

Në 200 militra të kësaj kafeje ka rreth 95 mg kafeinë.

Efektet dhe rekomandimet për kafeinën

Ekspertët thonë që rreth 75 mg kafeinë në ditë mjaftojnë për të zgjuar shqisat dhe trurin.

Ndërsa nga 100 deri në 600 mg në ditë mjaftojnë për t’a mbajtur trurin të përqëndruar gjatë gjithë ditës.

Gjithsesi efektet e kafinës në trup varen edhe nga personi në të cilin veprojnë.

Në disa organizma kjo substancë mund të ketë tolerancë më të madhe se në disa të tjerë.

Mbi 500-600 mg kafeinë në ditë mund çojnë në efekte problematike anësore.

Këtu përfshihen pagjumësia, rrahje të shpejta zemre, ankth, dhimbje stomaku dhe ndenja nervoziteti.

Ekspertët rekomandojnë mesatarisht rreth 200-400 mg kafeinë në ditë për një person.

Kjo sasi është e barabartë me rreth 2-4 filxhanë kafeje në ditë.

Në çdo rast niveli i kafeinës varet nga organizmi i personit që e konsumon./AgroWeb.org