Kjo Lëndë Ushqyese Lufton Dobësimin e Kockave dhe Ankthin

3.1k 0

Plakja mund të jetë një proçes i vështirë për trupat tanë,por nuk ka pse të jetë një luftë e vazhdueshme për sa kohë që kemi ushqyesit e duhur në regjimin tonë ushqimor.

Një faktor i rëndësishëm është marrja e llojit të duhur të proteinave, më konkretisht llojet e duhura të aminoacideve të cilat janë “blloqet ndërtuese” të proteinave.

Lizina është aminoacidi kyç për të pasur kocka dhe lëkurë të shëndetshme.

Madje mund të zvogëlojë edhe ankthin! Meqenëse aminoacidet janë blloqet ndërtuese të proteinave, ato janë jashtëzakonisht të rëndësishme për trupin dhe janë të nevojshme për një sërë funksionesh trupore.

Ekzistojnë gjithsej 20 aminoacide për të cilat trupi ka nevojë, disa prodhohen në trup dhe të tjerët i marrim përmes ushqimit.

Lizina ndërton proteinën e kolagjenit,i cili i jep lëkurës dhe kockave strukturë duke parandaluar kështu rrudhat dhe frakturat e kockave.

Kërkimet tregojnë që lizina rrit aftësinë e trupit tonë për të thithur kalcium përmes zorrës, duke i bërë kockat më të forta.

Ajo madje vepron si një agjent lidhës për lëkurën, duke ndihmuar në shërimin e shpejtë të plagëve dhe nxit ripërtëritjen e qelizave të lëkurës.

Çfarë është edhe më e habitshme është se lizina mund të zvogëlojë simptomat e ankthit duke ulur efektet e stresit në trup!

Një studim, ku bazohet dhe AgroWeb.org, tregoi që konsumimi i lizinës shoqërohej me rezultate të përmirësuara ankthit dhe nivele të reduktuara të kortizolit, hormonit të stresit te gratë.

Kërkime të tjera zbuluan se konsumimi i 2.4 gramë lizinë në ditë uli ndjeshëm kortizolin dhe ankthin e shkaktuar nga stresi!

Ushqimet që janë më të larta në lizinë janë mishi i viçit, mishi i qengjit, mishi i pulës, avokado, salmoni, merluci, fasulet.

Por nëse doni të merrni më shumë lizinë,ju mund ta gjeni atë në formë suplementi. Gjithmonë duke u këshilluar paraprakisht me mjekun tuaj./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.