Rutina është një nga shumë lëndët ushqyese që marrim nga frutat dhe perimet.
Si shumë fitonutrientë, Rutina klasifikohet si antioksidant.
Kjo do të thotë se ajo mbron qelizat tuaja nga dëmtimi prej substancave të dëmshme të tilla si duhani, ajri i ndotur etj.
Gjithashtu antioksidantët ndihmojnë trupin të balancojë nivelet e inflamacionit në trup.
Roli i veçantë i Rutinës është të përmirësojë qarkullimin e gjakut duke forcuar funksionin e enëve të gjakut.
Shumica e njerëzve që kanë një regjim ushqimor të pasur me fruta dhe perime e kanë të lehtë të marrin sasinë e duhur të Rutinës.
Megjithatë ekzistojnë edhe disa suplemente ditore nga të cilat mund të përfitoni më tepër lëndë të tilla ushqyese.
Por, a janë vërtetë këto suplemente të sigurta për shëndetin tuaj? AgroWeb.org ju njeh më poshtë me të dhënat e mbledhura.
Përfitimet e mundshme nga suplementet e Rutinës
Kërkimet shkencore kanë hulumtuar për mënyrën se si ky suplement mund të ndihmojnë me diabetin, kancerin, shëndetin e lëkurës, syve, zemrës etj.
Studiuesit shprehen se evidencat janë të pakta dhe se përfundimet e studimeve mbështeten vetëm tek eksperimetet me kafshë.
Ky është shkaku pse ata nuk mund të thonë me siguri se si suplementet me Rutinë mund të ndikojnë në organizëm.
Për më tepër ekspertët thonë se shumica e studimeve kanë më shumë se një dekadë që janë kryer.
Rreziqet dhe efektet anësore
Njëjtë si për përfitimet edhe kërkimet për rreziqet dhe efektet anësore të këtij suplementi janë të kufizuara.
Por duke u bazuar në të dhënat që janë në dispozicion, mund të thuhet se disa nga efektet anësore mund të jenë:
Dhimbje koke
Rrahje të çrregullta zemre
Turbullim në shikim
Nervozizëm
Marrje mendsh
Acarim i lëkurës
Ndjesi rëndese tek këmbët
Enjtje e gjymtyrëve
Prani e ujit në gjunjë
Kapsllëk
AgroWeb.org ju sugjeron që përapara se të merrni suplemente të tilla të konsultoheni fillimisht me mjekun tuaj.
Për arsye se disa suplemente kanë efekte anësore dhe mund të interferojnë me medikamentet që mund të jeni duke marrë.
Ushqimet e pasura me Rutinë
Duke qenë se trupi juaj nuk mund të prodhojë Rutinë është e rëndësishme t’a merrni atë nga ushqimet.
Dhe sigurisht që kjo është mënyra më e sigurtë për të marrë çdo vlerë ushqyese që i duhet trupit.
Ushqimet më të pasura me Rutinë janë:
Mollët (kur konsumohen me lëkurë)
Çaji i zi dhe jeshil
Asparagu
Agrumet
Boronica
Hikërra
Fiqtë