Mpiksja e Gjakut në Krah – Gjithçka mbi Rrezikun, Shkaqet dhe Trajtimet

3.7k 0

Gjaku mund të mpikset në vena në zona të ndryshme të trupit, përfshirë në krah.

Qëllimi primar i mpiksjes është që të parandalojë gjakderdhjen e tepruar pas një lëndimi ose aksidenti.

Megjithatë, ka raste kur gjaku mpikset në brendësi të venave të zonave të ndryshme të trupit dhe shkëputet duke lëvizur drejt organeve të tjera.

Gjaku, sipas të dhënave të AgroWeb.org, mpikset në tre forma të ndryshme.

Forma e parë është ajo sipërfaqësore sepse gjaku mpikset në një venë shumë pranë sipërfaqes së lëkurës.

Forma e dytë është tromboza e thellë venoze dhe e treta është embolia pulmonare.

Zona e krahut është më e prirur të formojë trombozë të thellë venoze.

Të dhënat e ekspertëve tregojnë se kjo trombozë prek 1000 njerëz në vit dhe në 10% të rasteve ajo formohet në krahë.

Simptomat e Trombozës Së Thellë Venoze Në Krahë

Të dhënat e  AgroWeb.org tregojnë se simptomat e mpiksjes së gjakut në krahë përfshijnë:

Ngrohje të lëkurës,

Dhimbje të krahut,

Enjtje të zonës,

Skuqje të lëkurës.

Nevoja për të shkuar tek mjeku pas shfaqjes së këtyre simptomave është e menjëhershme sepse tromboza në krahë mund të jetë shumë e rrezikshme.

Një nga rreziqet më të mëdha është se kjo masë gjaku mund të shkëputet dhe të përfundojë në mushkëri.

Ajo mund të pengojë furnizimin e mushkërive me gjak  dhe një gjë e tillë është e rrezikshme për jetën.

Faktorët e Rrezikut të Mpiksjes së Gjakut Në Krahë

Sëmundjet kancerogjene janë një faktor i rëndësishëm rreziku për mpiksjen e gjakut në zonën e krahëve.

Kryerja e një ndërhyrjeje kirurgjikale përbën gjithashtu rrezik për mpiksjen e gjakut.

Faktorë të tjerë janë: duhanpirja, mosha e thyer, mungesa e lëvizjes, mbipesha, diabeti, tensioni i lartë i gjakut dhe përdorimi i kontraceptivëve.

Mënyrat më të mira për të parandaluar mpiksjen e rrezikshme të gjakut është që të ruani një peshë të shëndetshme dhe të jeni aktivë.

Ekspertët gjithashtu rekomandojnë që herë pas here të merrni një dozë të vogël aspirine, por vetëm nëse e kushillon mjeku./AgroWeb.org