Ndjeni Dhimbje Stomaku pas Konsumit të Frutave? – Njihuni me Shkaqet dhe Trajtimin

1.1k 0

Frutat janë ato ëmbëlsira që mund t’i shijoni pa asnjë ndjenjë faji.

Megjithatë disa individë ankohen se pas konsumit të frutave ndjejnë dhimbje stomaku.

Shpjegimi më i mirë është ndjeshmëria ndaj fruktozës, llojit më të bollshëm të sheqerit tek frutat.

AgroWeb.org ju njeh më tepër rreth simptomave, shkaqeve dhe se si të mund t’a trajtoni këtë problem shëndetsor.

Simptomat e intolerancës ndaj fruktozës

Sipas të dhënave të AgroWeb.org reth 40 % e njerëzve në mbarë botën kanë probleme me tretjen e fruktozës.

Intoleranca ndaj fruktozës, ndodh kur qelizat e zorrëve nuk janë në gjendje të thithin siç duhet fruktozën.

Kur fruktoza arrin në zorrë, ajo ndërvepron me bakteret natyrale dhe mund të shkaktojë disa simptoma si: Dhimbje barku, fryrje, urth, diarre apo gazra.

Këto simptoma zakonisht shfaqen dy orë pas konsumimit të frutave.

Intoleranca e trashëguar ndaj fruktozës

Megjithëse ndajnë simptoma të ngjashme, intoleranca e trashëguar ndaj fruktozës është një çrregullim më serioz që zakonisht zhvillohet në foshnjëri.

Krahas simptomave të lartpërmendura, këta individë mund të përjetojnë edhe të përziera, të vjella dhe rënie të sheqerit në gjak.

Ndërsa efektet e dëmshme në organizëm, përfshijnë dëmtimin e veshkave dhe të mëlçisë.

Vazhdimi i konsumit të ushqimeve që me fruktozë mund të çojë në konvulsione, koma dhe vdekje nga dështimi i mëlçisë dhe veshkave.

Shmangia e fruktozës tek frutat

Nëse keni intolerancë të trashëguar ndaj fruktozës, ka të ngjarë të jeni tashmë të vetëdijshëm për këtë.

Përveç kësaj, njerëzit me këtë gjendje zakonisht zhvillojnë një neveri për frutat dhe lëngjet e tyre, po ashtu edhe për ushqimet e tjera me fruktozë.

Por nëse nuk keni intolerancë të trashëguar, ju mund të konsumoni fruta në varësi të nivelit tuaj të ndjeshmërisë dhe llojeve të frutave.

Kjo sepse jo të gjithë njerëzit reagojnë ndaj fruktozës në të njëjtën mënyrë.

Për të përcaktuar se sa fruta mund të konsumoni do t’ju duhet të bëni fillimisht disa eksperimente me to për të kuptuar se kë mund të hani dhe kë jo.

Frutat që përmbajnë më shumë fruktozë janë: Mollët, rrushi, kivi, mango, dardha, kumbullat e thata dhe shalqiri.

Frutat që janë më miqësore janë: Kajsitë, avokado, bananet, manafarrat, boronica, pjepri, qershitë, frutat agrume, nektarinat, pjeshkët, ananasi, kumbullat, mjedrat dhe luleshtrydhet

Këshilla për konsumin e frutave

Nëse nuk jeni të sigurt se cilat nga frutat dhe ushqimet do t’ju shkaktojnë probleme, provoni të hani në sasi të vogla.

Nëse nuk keni simptoma, rrisni gradualisht sasinë që hani.

Mos konsumoni më tepër se një deri në dy fruta në ditë.

Zgjidhni fruta të freskëta ose të ngrira në vend të frutave të thara.

Shoqërojini frutat me ushqime që mund të ndihmojnë në zbutjen e efekteve të fruktozës në zorrë.

Ushqime të tjera që duhen shmangur

Fruktoza nuk gjendet vetëm në fruta por edhe tek perimet dhe mjalti.

Prandaj mund t’ju duhet gjithashtu të shmangni edhe produktet që në përbërje përmbajnë fruktozë.