Nëse Vuani nga Stomaku – Duhet të Pini Qumësht apo jo

5k 0

Ulçera e stomakut nuk është një problem që shërohet vetë, megjithatë ka disa ushqime që lehtësojnë dhimbjet.

I tillë është rasti i qumështit, i cili është qetësues në rast se dhimbjet e ulçerës janë më të forta kur stomaku është bosh.

Çfarë Është Ulçera Peptike

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ulçera peptike ka të bëjë me një pezmatimtë shtresës së stomakut ose pjesës së parë të zorrës së hollë.

Ajo dhemb shumë sidomos kur stomaku është bosh.

Simptoma të tjera të ulçerës përfshijnë:

  • Fryrje,
  • Urth,
  • Të vjella,
  • Rënie në peshë.

Një nga shkaktarët kryesorë të ulçerës është prishja e ekuilibrave të lëngjeve gastrikë si pasojë e një infeksioni.

Ky i fundit shkaktohet nga një bakter i quajtur H.pylori.

Shkaktarë të tjerë janë medikamentet si: aspirina, ibuprofeni e të tjerë.

Kafeina dhe alkoli janë produkte që përkeqësojnë simptomat e ulçerës.

Qumështi Kundër Dhimbjeve të Ulçerës

Prej shumë vitesh, njerëzit që kanë vuajtur nga ulçera peptike kanë besuar se qumështi jo vetëm që qetëson stomakun por edhe mund të shërojë ulçerën.

Kjo nuk është e vërtetë, të paktën jo gjithmonë.

Qumështi mund të ndihmojë për pak minuta por ai stimulon prodhimin e acidit hidroklorik dhe mund të përkeqësojë ulçerën.

Kjo nuk do të thotë se qumështi duhet shmangur plotësisht.

Ekspertët thonë se një ose dy filxhanë çaji me qumësht në ditë janë plotësisht të sigurta.

Megjithatë idea e të pirit më shumë qumësht për të shëruar ulçerën është e gabuar.

Ushqimet Që Irritojnë Ulçerën

Ekspertët e AgroWeb.org rekomandojnë heqjen dorë nga kafeja, çaji, pijet e gazuara, çokollata, alkoli dhe lëngjet e frutave deri se ulçera të shërohet.

Në disa raste, njerëzit ndihen më mirë nëse konsumojnë më pak hudhër, piper të zi dhe spec djegës.

Një tjetër metodë efikase për zbutjen e dhimbjeve është eliminimi i ngrënies mes vakteve.

Një gjë e tillë ul sasinë e aciditetit të prodhuar nga stomaku dhe rrjedhimisht dhimbjet./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.