Ngjyrat e Syve – Çfarë Duhet të Dini për to?

3.2k 0

Thonë se sytë janë pasqyra e shpirtit, e përveç kësaj janë një tipar dallues nga njëri njeri tek tjetri.

Për shkak të ngjyrës së syve njerëzit ndahen në grupe të cilat lidhen ngushtë me gjenetikën si dhe preferencat personale.

Ajo çfarë përcakton ngjyrën e syve tek njerëzit është iris, pjesa e rrethore në qendër të tij që zakonisht ka ngjyrë kafe, bli, jeshile apo të zezë.

Por ngjyra e gjithësecilit është disi e ndryshme dhe unike, nuancat dhe varietet mes tre ngjyrave kryesore që përmendëm më lart janë të pafundme.

Si trashëgohet ngjyra e syve?

Në të shkuarën ngjyra e syve përcaktohej nga të dhënat familjare.

Pra ngjyra e mamasë, babait, gjyshërve apo familjarëve të tjerë të një fëmije.

Megjithëse ngjyra me dominante e tyre ka qenë gjithnjë ajo kafe apo e zezë, sytë nuk përcaktohen vetëm nga një gjen i vetëm.

Ngjyra e syve përcaktohet nga sasia e melaninës në pjesën e irsit në sy.

Pra sytë kaf kanë më shumë melaninë se ata blu dhe kjo ngjyrë varion në të gjithë nuancat.

E zeza ndodh të jetë më dominante, por jo gjithnjë kjo është e vërtetë edhe nëse faktori gjenetik është shumë prezent.

Kjo do të thotë se dy prindër me sy kaf me gjasë mund të kenë një fëmi me sy po të tillë, por kjo nuk mund të jetë gjithnjë e vërtetë.

Nuk ndodh rrallë që përcaktimi i ngjyrës tuaj të syve të jetë pasoje e reaksioneve që ndodhin brenda trupit të cilat mund të mos lidhen drejtpërdrejtë me ngjashmërinë mes prindërve tuaj.

A ndryshojnë ngjyrë sytë gjatë jetës?

Është mëse e vërtetë që ngjyra e syve mund të ndryshojë, por kur jeni në fmëijëri.

Bebet e vogla në javët e para të jetës kanë sy ngjyrë blu e cila specifikohet përgjatë jetes teksa melanina zhvillohet në sy.

Ngjyra e vërtetë e syve të një fëmijë mund të dallohet qartë pas vitit të parë të jetës.

Megjithatë është shumë e rrallë për sytë që të ndryshojnë ngjyrë në periudha të tjera të jetës.

Në raste të caktuara ngjyra e syve mund të errësohet, përshembull kur jeni shtatzanë, gjatë pubërtetit apo me kalimin e viteve. 

E në raste të caktuara çfarë mund ta ndikojë ngjyrën e syve janë smëundjet apo traumat.

Këtu futen sëmundje si katarakti i syrit, neurofibromatoza, sëmundjet inflamatore që prekin sytë apo atrofia e irisit.

Nëse shikoni probleme të tilla me sytë tuaj kontaktoni sa më parë një mjek oculist për të trajtuar problemin./AgroWeb.org