Problemet në Organizëm Kur Mungon Kaliumi – Produktet Ku Gjendet

3k 0

Ndoshta nuk keni dëgjuar mjaftueshëm për kaliumin, por është e nevojshme të mësoni për të.

Ky mineral është i domosdoshëm për forcën e muskujve, funksionimin e nervave dhe një sistem të shëndoshë të qarkullimit të gjakut.

Kaliumi gjendet me shumicë në shumë ushqime që janë të shijshme siç është pjepri, avokado, banania dhe fasulet e bardha.

Megjithatë mos u gëzoni para kohe. Edhe nëse ju merrni dozën e rekomanduar ditore të kaliumit që është 4,700 mg në ditë, gjasat janë që ju të vuani nga pamjaftueshmëria e tij.

Përse ndodh kjo? Sa më shumë kripë të konsumoni në ditë, aq më shumë kalium humbet trupi.

Shenjat e pamjaftueshmërisë së kaliumit shpesh kalojnë pa u vënë re, por nëse i përjetoni këto shenja, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun dhe të bëni analizat për të parë nivelet e kaliumit.

Ndiheni vazhdimisht të plogësht

Çdo qelizë e trupit ka nevojë për sasi të mjaftueshme të kaliumit që të funksionojë. Rënia e niveleve të kaliumit mund të shkaktojë një lodhje të përgjithshme dhe ndjesinë e të qenit të këputur apo të dërrmuar.

Ndaj nëse aktiviteteti juaj i përditshëm ju bën të ndiheni të këputur, ndonëse keni fjetur mjaftueshëm, atëherë fajin e ka kaliumi.

Keni tension të lartë të gjakut

Kaliumi ndihmon të qetësojë enët e gjakut. Nëse nivelet e tij nuk janë të mjaftueshme, atëherë enët ngushtohen dhe rrjedhimisht tensioni i gjakut është i lartë.

Konsumoni ushqime të përpunuara dhe të shpejta

Ngrënia e ushqimeve të përpunuara siguron që nivelet e kaliumit në organizëm janë të ulëta.

Patatinat, biskotat, ushqimet e ngrira të gjitha janë të pasura me kripë dhe siç e thamë edhe më lart, sa më të larta nivelet e sodiumit, aq më pak kalium ka trupi.

Hiqni dorë nga ushqimet e kriposura dhe lëreni trupin të ruajë sasitë e kaliumit për të cilat ka nevojë.

Keni muskuj të dobët

Kaliumi luan një rol në qetësimin e kontraktimit të muskujve. Ndaj kur nivelet e kaliumit janë të ulëta ju mund të përjetoni dhimbje ose kontraktime të muskujve.

Keni rrahje të çrregullta të zemrës

Ndjesia sikur zemra resht së rrahuri është e frikshme. Po ashtu është edhe përshpejtimi ose çrregullimi i rrahjeve të zemrës krejt papritur.

Shkaqet e këtyre simptomave janë të ndryshme, por mungesa e kaliumit është një prej tyre.

Ju merren mendtë ose ju bie të fikët

Rënia e menjëhershme e nivelit të kaliumit ngadalëson rrahjet e zemrës mjaftueshëm sa t’ju bëjë të ndiheni sikur do të rrëzoheni përtokë nga momenti në moment.

Nuk është diçka e zakontë dhe shkaqet janë të shumta, por nëse kjo ju ndodh duhet të takoheni me një mjek sa më shpejt që të jetë e mundur.

Vuani nga konstipacioni

Tingëllon e çuditshme, por nivelet e ulëta të kaliumit ngadalësojnë të gjitha funksionet e trupit dhe sistemi tretës nuk bën përjashtim.

Fryrjet dhe kontraktimet e barkut ndodhin edhe si pasojë e pamjaftueshmërisë së kaliumit.

Ushqimet më të pasura me kalium

Përqindjet e mëposhtme janë të bazuara në dozën ditore të rekomanduar të kaliumit për meshkuj dhe femra që është 4,700 miligramë.

• Fasulet e bardha — 1 filxhan çaji me fasule të gatuara 1,004 miligramë
• Avokado — 1 copë: 690 miligramë
• Brokoli — 1 filxhan çaji me brokoli të gatuar: 458 miligramë
• Patatja e ëmbël — 1 kokërr mesatare: 438 miligramë
• Bananet — 1 banane mesatare: 422 miligramë
• Salmoni — 85 gramë: 416 miligramë
• Bizelet — 1 filxhan çaji me bizele të gatuara: 384 miligramë
• Sardelet — 3.75 gramë: 365 miligramë
• Qitro — 1 frut: 354 miligramë
• Qumësht i paskremuar — 1 filxhan 250 ml: 260 miligramë
• Mishi i viçit — 85 gramë: 237 miligramë

7 vlerat shëndetsore të kaliumit

1. Ul tensionin e gjakut dhe mbështet shëndetin e zemrës.
2. Mbështet metabolizmin.
3. Parandalon kontraktimet dhe dhimbjet muskulare.
4. Ruan shëndetin e kockave.
5. Mbështet sistemin nervor.
6. Është i nevojshëm për një tretje të mirë.
7. Parandalon çrregullimet e veshkave./AgroWeb.org