Hiqni Kilogramët e Tepërt – Kombinimet Plot Shije me Tërshërë

2.4k 0

Për humbje peshe dhe shëndet të mirë tërshëra është një zgjedheje perfekte, që do t’ju mbajë të ngopur gjatë gjithë pjesës së parë të ditës.

AgroWeb.org ju sugjeron disa kombinime të reja për t’a bërë mëngjesin tuaj më të larmishëm, por edhe më të shijshëm!

Boronica dhe bajame

Ju mund të mendoni se bajamet janë të pasura me kalori, por studimet tregojnë se njerëzit që hanë më shpesh arrorë kanë tendencë të kenë një indeks më të ulët të masës trupore (BMI).

Dhe për më tepër ëmbëlsi, shtoni boronicat e freskëta ose të ngrira.

Antocianinat, flavonoidet që i japin boronicave ngjyrën e tyre të veçantë, mund të kenë veti natyrale për të nxitur humbjen e peshës.

Dardhë dhe kanellë

Vetëm gjysma e një dardhe të mesme, është e pasur me fibra dhe përmban vetëm 50 kalori.

Po ashtu edhe kaloritë e pakta të kanellës janë të papërfillshme, duke e bërë këtë një vakt me pak kalori.

Ju mund të provoni të shtoni edhe dardhë të pjekur e të prerë imët.

Fara liri, banane dhe gjalpë kikiriku

Banania dhe gjalpi i kikirikut janë një kombinim klasik për humbje peshe!

Një lugë gjelle gjalpë kikiriku përmban 4 gram proteina, ndërsa bananet shtojnë ëmbëlsinë dhe nuk keni nevojë për mjaltë apo sheqer.

Spërkasni një lugë gjelle fara liri për më tepër fibra dhe acide yndyrore omega-3 të shëndetshme për zemrën.

Kungull, turmerik dhe shegë

Me një përzierje unike të puresë së kungullit, shafranit të Indisë dhe farave të shegës, ju do të përfitoni më shumë fibra për të frenuar urinë.

Gjithashtu organizmi juaj do të përfitojë edhe mikronutrientë të rëndësishëm si vitamina A, vitamina C dhe kaliumi.

Ndërkohë, vetitë antioksiduese të shafranit të Indisë e bëjnë atë një shtesë të vlefshme për regjimin tuaj ushqimor.

Në fund shtoni shegë për ëmbëlsi dhe për më tepër vlera ushqyese./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.