Pse Terapia Manuale Është e Rëndësishme për Personat me Artrit

1.2k 0

Artriti është një gjendje inflamatore që prek nyjet, shkaktuar nga një gamë e gjerë faktorësh si mosha, trashëgimia, dhe dëmtimet e mëparshme. Karakterizohet nga dhimbje dhe një ulje të lëvizshmërisë, të cilat mund të ndikojnë negativisht në cilësinë e jetës së personave të prekur nga kjo sëmundje. Në këtë kontekst, terapia manuale dhe fizioterapia janë një qasje kyçe, për të lehtësuar simptomat dhe për të përmirësuar funksionimin e përgjithshëm të  trupit. Në këtë artikull do tue trajtojmë të gjitha përfitimet që trupi juaj përfiton nga terapia manuale për pacientët me artrit dhe përse është kaq e rëndësishme edhe sipas ekspertëve.

Reduktimi i Dhimbjes

Studime të ndryshme kanë treguar se terapia manuale mund të ndihmojë në reduktimin e dhimbjes te pacientët me artrit. Teknikat e masazhit dhe aktivizmit të nyjeve, të përdorura në terapinë manuale, stimulojnë lirimin e endorfinave, të cilat janë peptidet natyrore të trupit që funksionojnë si analgjezikë. Kjo ulje e dhimbjes është një faktor kyç në përmirësimin e cilësisë së jetës për personat që vuajnë nga artriti. Sipas Xhesika Gjonaj, Fizioterapiste në Klinikën Body Balance Terapia manuale ofron një zgjidhje në menaxhimin e artritit, duke lehtësuar jo vetëm simptomat por edhe shkaqet themelore të problemit. Përdorimi i kësaj terapie në kombinim me trajtime të tjera mund të ofrojë jetë pa dhimbje të shtuara.”

Në më shumë se 90 përqind të rasteve, hernia diskale përmirësohet me pushim, fizioterapi dhe medikamente kundër inflamacionit.

Përmirësimi i Lëvizshmërisë

Artriti shpesh shkakton një reduktim të lëvizshmërisë dhe fleksibilitetit të nyjeve. Terapia manuale ndihmon në përmirësimin e lëvizshmërisë përmes teknikave të veçanta që synojnë të rrisin gamën e lëvizjes dhe të reduktojnë rigiditetin. Sipas ekspertes Gjonaj në trajtimet e specilizuara fizioterapeutike, kjo arrihet përmes trajtimit të nyjeve dhe zbutjes së muskujve përreth, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e lëvizjes dhe në uljen e ndjesisë së ngurtësisë e tensionit.

Ulja e Inflamacionit

“Terapia manuale gjithashtu redukton inflamacionin në nyjet e prekura nga artriti.” – Xhesika Gjonaj, Body Balance Fizioterapi. Masazhi dhe teknikat e tjera manuale rrisin qarkullimin e gjakut dhe ndihmojnë në eliminimin e toksinave dhe substancave inflamatore nga zona e prekur. Kjo ndihmon në uljen e inflamacionit dhe në përmirësimin e funksionit të nyjes.

Të gjitha metodat e terapisë manual duhet të ndiqen me një ekspert fizioterapie ose mjek për të siguruar rezultate të plota dhe parandalim të dëmtimeve të mundëshme./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.