Roli Jetik i Kripërave Minerale në Organizëm – Çfarë Duhet të Dini Patjetër

4k 0

Janë pjesë e rekomandimeve të të gjithë dietelogëve që këshillojnë ushqim të shëndetshëm, i shohim në çdo etiketë të çdo produkti që blejmë. Por sa informacion kemi vërtetë mbi rolin jetik të kripërave minerale në organizëm.  Cilat janë ato dhe tek cilat produkte mund t’i gjejmë?

Si të gjitha lëndët e tjera ushqimore ashtu edhe kripërat minerale  merren nga organizmi  i njeriut përmes ushqimit të përditshëm.

Kripërat Minerale hyjnë në përbërjen e bashkimeve organike të ndërlikuara dhe me anë të tyre ato plotësojnë funksione të rëndësishme në organizmin e njeriut.

Këto lëndë kanë rëndësi të madhe pasi shërbejnë edhe si përbërëse të skeletit dhe të dhëmbëve të njeriut në përbërjen e të cilit futet kalçiumi dhe fosfori.

Lëndët minerale emërtohen makroelemente ky hyjnë kripëra si kalçiumi, forfori, magnezi, natriumi, hekuri etj.

Produktet ku mund të gjeni të gjitha kripërat minerale

Me kripërat e kalçiumit janë të pasura; qumështi, djathi, spinaqi, kikiriku, soja, e verdha e vezës, kosi etj.

Me fosfor janë të pasura; peshku, thjerrëzat, buka e grurit, e verdha e vezës.

Me hekur janë të pasura; spinaqi, veza, buka e grurit, nga produktet shtazore veçohen mëlçitë.

Kripa si produkt më vete

Rëndësi të veçantë ka kripa e gjellës, e cila përmban natrium dhe klor.

Kripa i jep shije produkteve por ajo duhet konsumuar në sasi të moderuar në ushqimin e përditshëm, pasi rrit sasinë e pirjes së ujit, i cili rëndon veshkat, punën e veshkave, zemrës dhe organeve të tjera.

Gjatë ditës njeriu mesatarisht nuk duhet të marrë më tepër se 15-20 g kripë e lidhur kjo m eklimën dhe nxjerrjen e djersës.

Uji, më i pasuri me kripëra minerale

Është produkti më i domosdoshëm për njeriun dhe për çdo qenie të gjallë.

Asnjë qelizë e gjallë nuk mund të jetojë pa ujë.

Uji gjendet në të gjitha qelizat e trupit  të njeriut.

Njeriu mund të rezistojë disa ditë pa ngrënë por pa ujë jo.

Sasia mesatare e ujit që duhet të marrë organizmi përmes ushqimeve dhe lëngjeve duhet të jetë 2-2.5 litra ujë në ditë.

Uji i tepërt mundon punën e zemrës dhe tëveshkave prandaj nuk rekomandohet të pihet me shumicë, por të plotësohet me lëngje përmes supës, lëngjeve të frutave, limonatave etj.

Për të shuar etjen përdoret çaj ose edhe ujë i vakët duke e pirë me gllënka./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.