Sa Arra Duhet të Konsumoni në Ditë – Cila Është Sasia e Duhur

7k 0

Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin por nëse e teproni me to, do të përballeni me dhimbje koke, fryrje të stomakut dhe diarre.

Konsumi i tepërt i arrave në një periudhë afatgjatë mund t’ju shëndoshë, thonë ekspertët.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org bazuar në studime të nutricionistëve, racioni ideal ditor i arrave është 28 gramë ose 7 arra.

Efektet Anësore Të Ngrënies Së Tepërt Të Arrave

Probleme Me Stomakun

Fibra është shumë e mirë për sistemin tretës dhe mirëqenien tuaj.

Një grusht me arra ofron 2 gramë fibër, një sasi që nuk shkakton probleme në organizëm.

Por nëse ju tashmë keni nisur një regjim ushqimor të pasur me fibër, atëherë arrat nuk janë një zgjedhje e mençur.

Konsumi i tepërt i fibrës mund të stresojë sistemin tretës dhe të shkaktojë gazra, diare dhe fryrje.

Shtimi Në Peshë

Arrat konsiderohen si një ushqim që sjell shumë energji.

Një filxhan me arra ka 765 kalori.

Megjithatë, falë yndyrnave të shëndetshme dhe fibrës, arrat arrijnë ta ngopin njeriun shumë shpejt.

Nëse ju e teproni me arrat atëherë me siguri do të shtoni në peshë por do të keni dhe dhimbje koke gjithashtu.

Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org thonë se çelësi i suksesit në mirëmbajtjen e një peshe trupore është të ndaloni së ngrëni sapo të ngopeni.

Nëse ju hani arra dhe më pas sforcoheni për të mbaruar pjatën në tryezë edhe pse nuk jeni të uritur, do të merrni shumë kalori.

Niveli i duhur i kalorive ditore për gratë dhe vajzat është nga 1600 deri në 2,400 ndërsa për burrat dhe djemtë është nga 2,000 deri në 3,000.

Reagimet Alergjike

Nëse jeni alergjikë ndaj arrave, atëherë duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm.

Kujdesi nuk është kurrë i tepruar edhe nëse jeni alergjikë ndaj një arrori tjetër.

Simptomat reagimeve alergjike ndaj arrave përfshijnë skuqjen e lëkurës dhe kruarjen e saj.

Megjithatë, në këto raste nuk përjashtohen: diarea, dhimbjet abdominale, tështima, kolla e thatë dhe bllokimi i hundëve.

Nëse këto simptoma shoqërohen me dhimbje të kraharorit, rrahje të ulëta të zemrës dhe rënie të tensionit atëherë shkoni me urgjencë tek mjeku./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.