Shenjat e Çrregullimeve Hormonale që nuk Duhen Injoruar

4.8k 0

Me hormonet nuk bën dot shaka. Këtë ta thotë çdo mjek.

Hormonet janë ato që na rregullojnë humorin, emocionet, sjelljen, paraqitjen dhe marrëdhëniet me të tjerët.

Kjo është arsyeja përse çrregullimet hormonale shkaktojnë një sërë ndryshimesh thelbësore në organizëm dhe në shëndetin tonë.

Më poshtë do të gjeni 8 simptomat më të zakonshme të çrregullimeve hormonale dhe dëmit në shëndet.

Shtimi në peshë

Çrregullimet hormonale shkaktojnë shtim në peshë, pavarësisht përpjekjeve tuaja për t’u ushqyer shëndetshëm dhe për të kryer aktivitet të rregullt fizik.

Rënie të flokëve

Rënia e flokëve është një nga simptomat më të zakonta të çrregulllimeve hormonale dhe nuk duhet injoruar.

Djersitja e tepërt

Nëse djersisni më tepër seç duhet, atëherë me siguri jeni të prekur nga çrregullimet hormonale dhe duhet të vizitoheni tek një mjek.

Ndryshimet në përmasat e gjirit tek femrat.

Niveli i pakët i estrogjenit, pakëson dendësinë e indeve të gjirit. Nivelet e rritura të estrogjenit mund të shkaktojnë gjendra ose ciste në gjoks.

Lodhje dhe plogështi

Kur hormonet nuk janë në nivelet e duhura, atëherë do të prekeni nga lodhja dhe plogështia kronike e pazakontë.

Në këto raste duhet të konsultoheni me një mjek për të kontrolluar nivelet e progesteronit në gjak.

Fytyrë me akne

Kujdesi i mangët për lëkurën, ushqyerja e keqe dhe çrregullimet hormonale janë tre prej shkaktarëve të akneve në fytyrë.

Nëse trajtimet kundër akneve nuk kanë rezultat, atëherë me siguri bëhet fjalë për çrregullim hormonal.

Rrathët e zinj të syve

Çrregullimet hormonale shkaktojnë pagjumësi dhe probleme me gjumin.

Një gjë e tillë rezulton në rrathë të zinj të syve.

Rrathët e zinj vijnë si pasojë e nivelit të ulët të testosteronit tek meshkujt dhe progesteronit tek femrat.

Depresion dhe ankth

Depresioni dhe ankthi janë rezultat i çrregullimeve hormonale.

Ato janë të ndërlidhur me shtatzaninë, menopauzën dhe ciklin menstrual si pasojë e çrregullimeve hormonale.

Ushqimet e Shpejta Nxisin Çrregullime Hormonale

Një raport i fundit, të cilit i referohet AgroWeb.org, njerëzit që konsumojnë ushqime të shpejta kanë në trupin e tyre një nivel më të lartë kimikatesh të rrezikshme.

Këto kimikate kanë pasoja të rënda dhe afatgjata tek njeriu.

Tek meshkujt ato rrisin nivelin e estrogjenit që sigurisht është shumë i dëmshëm.

Për femrat, konsumimi i tyre çon në rritjen e mundësisë së zhvillimit të qelizave të dëmshme.

Përveç konsultave me mjekun, ekspertët këshillojnë konsumin e më shumë frutave dhe perimeve dhe sa më pak ushqime të shpejta dhe të paketuara./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.