Të Mos Pish Ujë – Shkaku Kryesor i Sëmundjeve Mbi të 50-tat – Çfarë Duhet të Bëni

3.6k 0

Ekspertët paralajmërojnë se ndjesia e etjes zbehet ndjeshëm me kalimin e moshës.

Në shumë raste, të rriturit nuk arrijnë ta perceptojnë nevojën e tyre për ujë dhe pijnë shumë pak ujë apo lëngje.

Në momentin kur etja ‘thërret me zë të lartë’ organizmi i një të rrituri, e aq më shumë i një të moshuari është prekur nga fazat e para të dehidratimit.

Sipas ekspertëve, dehidratimi është një nga shkaqet më të përhapura të shtrimit në spital të personave mbi 50-të.

Rreziku ndaj dehidratimit është më i lartë edhe si pasojë e përbërjes së organizmit që ndryshon me kalimin e moshës.

Personat mbi 50-të kanë më pak depozita lëngjesh në trup.

Uji Është I Rëndësishëm Për Organizmin

Uji është i domosdoshëm për çdo funksion të organizmit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ai ndihmon në lubrifikimin e kyçeve, indeve, rregullimin e temperaturës së trupit dhe pompimin e gjakut nëpër muskuj.

Rrjedhimisht, mungesa e ujit mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.

Në shumë raste, simptomat e dehidratimit janë të fshehura dhe shpesh anashkalohen.

Disa prej shenjave fillestare të dehidratimit tek të rriturit janë :

  • Tharja e gojës,
  • Lodhja,
  • Marramendja,
  • Kontraktimet muskulare.

Këto simptoma janë jo fort të qarta dhe shpesh mund t’i atribuohen problemeve të tjera shëndetësore, përdorimit të medikamenteve dhe vetë plakjes.

Personat mbi 50 mund të përfundojnë në spital si pasojë e dehidratimit të vazhdueshëm që shkakton vështirësi në ecje, konfuzion dhe rrahje të çrregullta të zemrës.

Si Të Parandaloni Dehidratimin

Mënyra më e mirë për të parandaluar dehidratimin është të pini sa më shumë ujë dhe lëngje.

Rregulli i artë është pirja e tetë gotave me ujë në ditë dhe është një objektiv që arrihet mjaft lehtë.

AgroWeb.org ju këshillon t’i shtoni pak limon për më shumë shije.

Ka raste kur nevoja për ujë është më e madhe siç është vera dhe në raste të tjera njeriu ka nevojë për më pak.

Ju mund të hidratoheni edhe duke pirë lëngje të tjera ose qumësht.

Megjithatë, tregoni kujdes se lëngjet natyrale të frutave përmbajnë sasi të mëdha sheqeri.

Ky i fundit mund të përbëjë problem sidomos për të personat që vuajnë nga diabeti.

Ndaj nëse preferoni lëngjet e frutave, përpiquni t’i holloni ato me ujë.

Pijet me kafeinë mund t’i pini pa e tepruar, por ato nuk duhen llogaritur si sasia e nevojshme e lëngjeve për të shmangur dehidratimin./AgroWeb.org