Vit i ri, objektiva të reja. Pse fillimi I vitit është momenti më i mirë për të bërë një ndryshim

369 0

Një nga përfitimet që sjell vendosja e objektivave të vitit është që me shumë gjasa ka një komunitet I cili bën të njëjtën gjë. Ju keni në këtë mënyrë suport dhe inkurajim nga të tjerët për të arritur objektivat tuaja.

Pavarësisht nëse i doni apo jo objektivat e Vitit të Ri, nuk ka një kohë më të mirë se fillimi i vitit për ti shkruar ato. Qoftë një qëllim personal, qëllim biznesi ose ndryshim në stilin e jetesës, kjo mund të jetë koha ideale për të nisur diçka të re. Ndoshta një regjim i ri stërvitjeje, dietë më e shëndetshme ushqimore, ose plan për udhëtimet e ardhshme.

Nëse jeni duke vendosur qëllime që të ndryshojnë jetën ose thjesht po nisni një vit të ri me një dozë pozitiviteti, nuk është më sekret se ka përfitime të dokumentuara kur ju planifikoni më përpara.

Pozitiviteti afatgjatë: Kërkimet tregojnë se vendosja e objektivave për Vitin e Ri janë një strategji e shkëlqyer drejt një jete më të lumtur dhe më të balancuar. Kur ti ecën përpara me një drejtim të qartë, dije se po kontribuon në shëndëtin tend mendor dhe emocional.

Më shumë motivim: Arritja e objektivave personal dhe tejkalimi I barrierave mund t’ju ndihmojnë të rrisni vetbesimin dhe të motivoheni për më tej. Kur ju kaloni pengesat dhe arrini dicka që ka me të vërtetë vlerë për ju, truri përgjigjet duke cliruar dopaminë. Kënaqësia që marrim kur arrijmë një objektiv, qoftë thelbësor apo momental, na jep besim për të vazhduar e për të arritur dhe më shumë.

Një ndjenjë komuniteti: Një nga përfitimet që sjell vendosja e objektivave të vitit është që me shumë gjasa ka një komunitet I cili bën të njëjtën gjë. Ju keni në këtë mënyrë suport dhe inkurajim nga të tjerët për të arritur objektivat tuaja.

Po kërkoni për inspirim?

Një studim nga Statista tregoi se disa nga objektivat më të shpeshta përfshijnë ushtrimet, qëllimet e palestrës, të ngrënit në mënyrë të shëndetshme, humbja e peshës, menaxhimi i parasë dhe ndryshimet në stilin e jetesës që lidhen me alkoolin, kohën e shpenzuar në rrjete sociale dhe duhanpirjen.

Një nga ndryshimet më të mëdha që një njeri mund të bëjë është të heqi dorë nga duhani. Është fakt I ditur se se duhanpirja shkakton dëme,  por arsyeja pse pirja e duhanit është kaq e dëmshme për shëndetin tonë është gjerësisht e keqkuptuar. Ka mbi 6,000 kimikate në duhanin që konsumojmë, ku rreth 100 prej tyre janë identifikuar nga autoritetet e shëndetit publik si të dëmshmë ose potencialisht të dëmshme. Shumë njerëz besojnë se nikotina shkakton dëmet më të mëdha në shëndetin tonë, por ndërkohë që krijon varësi dhe është e rrezikshme, nuk është shkaku kryesor i sëmundjeve të lidhura me duhanin.

Tymi i prodhuar si rezultat i djegies është shkaktari.

Përqafoni zgjidhjet pa tym këtë vit

Vendimi më i mirë është të heqim dorë nga duhani dhe nikotina, e cdo vit, miliona njerëz arrijnë ta bëjnë këtë gjë. Kërko ndihmë nga një mjek profesionist ose nga shërbimi lokal mbështetës për lënien e duhanit për të marrë këshila dhe mbështetje për të lënë duhanin – ata do t’ju ndihmojnë të gjeni një plan që funksionon më mirë për ju.

Sigurisht, lënia e cigares është një sfidë personale dhe unike, dhe jo të gjithë ja dalin për herë të parë. Të rriturit që zgjedhin të mos e lenë duhanin dhe vazhdojnë të pinë duhan, mund të zgjedhin të eksplorojnë më në detaje shkencën dhe novacionin pas alternativave pa duhan. Produktet si cigaret elektronike, duhani me ngrohje dhe ‘qeskat’ e nikotinës, megjithëse krijojnë varësi dhe nuk janë totalisht pa rrezik , janë një alternativë më e mirë për të rriturit sesa të vazhdojnë të pinë duhan.

Dallimi thelbësor midis produkteve pa tym dhe cigareve është se alternativat pa tym përcjellin nikotinë pa djegie. Kur eleminojmë procesin e djegies, nivelet e kimikateve të dëmshme dhe potencialisht të dëmshme mund të reduktohen ndjeshëm në krahasim me tymin e cigares. Është e rëndësishme të mbani mend se produktet pa tym janë të destinuara për të rriturit, si një alternativë për konsumimin e duhanit. Ato nuk ndihmojnë në lënien e duhanit.

Cilado qoftë arsyeja juaj për të vendosur një objektiv, vendimi për të lënë cigaren çon në një jetë më të mirë në më shumë se një mënyrë.

Me mbështetjen e duhur, ju mund të planifikoni për një të ardhme më të shëndetshme, pa cigare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.