Vitamina B7 njihet ndryshe si biotinë, ajo luan një rol kryesor në konvertimin e ushqimit në energji për trupin.
Kjo vitaminë gjendet me shumicë tek arrorët, bishtajoret, lulelakra, bananet, drithërat, kërpudhat, vezët dhe midhjet.
Ndonëse kjo vitaminë gjendet në kaq shumë burime, njeriu nuk konsumon sasi të mjaftueshme të saj.
Në këto raste, është e nevojshme marrja e suplementëve. Lexoni më poshtë listën e përgatitur nga AgroWeb.org.
10 Përfitimet e Rëndësishme të Vitaminës B7
Për shëndetin e trurit
Biotina e mbron sistemin nervor dhe të gjithë trurin.
Ajo përmirëson kujtesën dhe shmang shfaqjen e sëmundjeve nervore dhe të trurit siç është skleroza apo Alzheimeri.
Vitamina B7 bashkë me simotrat e saj të kompleksit të vitaminave B, rrit vigjilencën dhe përqendrimin.
Sheqeri në gjak
Biotina stabilizon sheqerin në gjak dhe është e këshillueshme për njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit 1 dhe 2.
Ajo është e dobishme për aktivitetin e enzimave dhe rrjedhimisht parandalon dëmtimet e nervave tek pacientët që vuajnë nga diabeti.
Stimulon humorin
Biotina luan një rol të rëndësishëm në konvertimin e ushqyesve në energji.
Mungesa e saj e bën organizmin më të drobitur dhe të përgjumur.
Përveç kësaj, ju mund të përballeni me lodhje, luhatje humori dhe problem me tretjen.
Në mungesë të ushqimit, suplementët e biotinës mund t’ju rikthejnë energjinë dhe humorin.
Për funksionin e tiroides
Gjendrat në organizëm janë të dobishëm për sistemin nervor.
Biotina është e nevojshme për aktivitetin e tiroides, por edhe për gjumin, urinë, energjinë dhe dhimbjen.
Nëse organizmi has probleme në këto funksione, marrja e suplementëve të biotinës mund t’ju vijë në ndihmë..
Ul kolesterolin
Nivelet e larta të kolesterolit shkaktojnë sëmundjet e zemrës.
Biotina ndihmon në uljen e kolesterolit në nivele të pranueshme.
Për më tepër, ajo rrit nivelet e kolesterolit të mirë.
Biotina është një vitaminë e rëndësishme në largimin e inflamacionit në enët e gjakut dhe shmangien e sëmundjeve të zemrës.
Për një peshë të shëndetshme
Biotina është e nevojshme në përmirësimin e metabolizmit, përshpejtimin e rënies në peshë kur kombinohet me kromin.
Megjithatë, duhet të dini që biotina nuk është një pilulë dietike.
Ajo e ndihmon organizmin të heqë peshën e tepërt përsa kohë ju konsumoni ushqime të shëndetshme dhe kryeni aktivitete fizike.
Suplementët e biotinës krahas një regjimi të shëndetshëm ushqimor janë mënyra më e mirë për të përfituar nga kjo vitaminë e rëndësishme.
Forcon flokun
Biotina ndihmon në forcimin dhe rritjen e flokëve.
Ajo i bën flokët më të shëndetshëm dhe më një paraqitje të shkëkqlyer. Njerëzit që vuajnë nga çrregullimet me tretjen kanë probleme edhe në përthithjen e vitaminave dhe ushqyesve.
Biotina vjen në ndihmë për këtë problem dhe përmirëson nivelin e përthithjes së ushqyesve.
Përmirëson lëkurën
Pamjaftueshmëria e kësaj vitamine shkakton probleme me lëkurën.
Lëkura përthahet, preket nga psoriaza dhe aknet.
Lëkura duhet ushqyer si nga brenda ashtu edhe nga jashtë, ndaj biotina është shumë e rëndësishme.
Nëpërmjet suplmenetëve të biotinës ju mund të merrni të gjitha përfitimet e saj për lëkurën.
Thonj të fortë
Biotina forcon thonjtë dhe i bën ato më të shëndetshëm.
Studime të ndryshme shkencore kanë treguar se pas përdorimit të biotinës, thonjtë janë më të fortë dhe nuk thyhen.
Për rritjen dhe zhvillimin e fetusit
Biotina është e dobishme për gratë shtatzënë njësoj si acidi folik.
Pamjaftueshmëria e kësaj vitamine cënon zhvillimin e fetusit dhe shkakton komplikime gjatë shtatzanisë.
Megjithatë, gratë shtatzënë duhet të konsultohen me një mjek përpara marrjes së suplementëve./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje