1.4k 1

Arsyeja e Vërtetë Pse Akulloret Ben & Jerry’s  Shijojnë Aq Shumë

Akulloret e para të markës së njohur Ben & Jerry’s u shitën nga një pikë karburanti në Shtetet e Bashkuara në vitin 1978. Por sot ato janë kthyer në një nga markat më të njohura të akullores në Amerikë ku arriti mbi 477 milionë dollarë  shitje vetëm në 2017.

Është e vështirë të gjesh dikë që nuk i pëlqen shijet kremoze të Ben & Jerry-t, por çfarë i bën ato kaq të veçanta?

Edhe pse gati çdo akullore ndan të njëjtët përbërës bazë si sheqer, krem dhe qumësht, kjo lloj për të cilën po flasim ka një “përbërës” që e dallon nga akulloret e zakonshme. AgroËeb.org ju fton të lexoni artikullin më poshtë për të zbuluar sekretin e shijes së papërsëritshme të akulloreve Ben & Jerry.

Cili është sekreti i shijes perfekte

Besojeni ose jo, ajri është një faktor i madh në përcaktimin e cilësisë të çdo akulloreje. Kjo e bën përzierjen që të mos bëhet një masë e ngrirë e pangrënshme, por të qëndrojë sa më kremoze për periudha të gjata.

Nëse jeni adhurues i Ben & Jerry’s, ju pëlqen akullorja me tejkalim të ulët. Një tejkalim i ulët nënkupton më pak përmbajtje ajri dhe më shumë hapësirë për yndyrën e gjalpit (yndyrën nga qumështi dhe produktet e qumështit), duke ju lënë me akullore më të pasur dhe më të dendur.

Megjithatë mos mendoni se këto akullore kanë vetëm ajër, pasi nuk funksionon kështu. Rregullat e vendsura për prodhuesit e ushqimeve të tilla, i detyrojnë ata që në çdo produkt të shënojnë sasinë e ajrit të përdorur. Duke e klasifikuar akulloren bazuar në sasinë e ajrit që përmban.

Akulloret e klasifikuara si Ekonomike, kanë të paktën 10 % yndyrë gjalpi dhe më pak se 100 % ajër, në përgjithësi janë është më të lirat.

Ato të klasifikuara si Premium kanë më pak se 50 % ajër, një përqindje më të lartë të yndyrës së gjalpit dhe përbërës me cilësi më të lartë.

Ndërsa akulloret Super Premium kanë deri në 20 % ajër dhe më shumë yndyrë gjalpi (midis 14 dhe 18 përqind) sesa llojet premium.

Kjo lloj akulloreje plotëson të gjitha standardet e kërkuara si në Amerikë por edhe në marketet evropiane. /AgroWeb.org

 

One Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.