1.8k 0

Batanije Elektrike apo Një Ngrohës Ambienti – Avantazhe dhe Disavantazhe

Ardhja e të ftohtit është sinjalizuesi i parë i ndryshimit të stilit të jetesës. Përveç garderopës, edhe qëndrimi juaj në shtëpi ndryshon. Ambientet bëhen më të mbyllura, dhe me siguri shtresat e jorganëve e të batanijeve tashmë skanë fund.

Një zgjedhje tjetër që shumë shtëpi bëjnë në këtë periudhë është dhe blerja e një ngrohësi të vogël dhome. Zakonisht ata janë elektrikë dhe arrijnë të ngrohin ambiente të vogla të shtëpisë apo zyrave. Po kështu një tjetër alternativë për të qëndruar ngrohtë e sidomos natën janë dhe batanijet me ngrohje. Këto të fundit kanë një kohë të gjatë në treg dhe janë ndër konkurentet më të forta të ngrohëseve të vogla.

Nëse edhe ju jeni midis këtyre zgjedhjeve, cila prej tyre është e përshtatshme për ju?

Zgjedhja midis batanijeve elektrike dhe ngrohësve varet nga nevojat dhe preferencat tuaja specifike. Të dyja opsionet kanë avantazhe dhe disavantazhe të tyre, prandaj në këtë artikull do të eksplorojmë disa faktorë kyç që duhet të dini para se të blini një.

Si do ta përdorni?

Batanijet Elektrike: Ato janë të dizajnuara të vendosen në shtrat dhe ofrojnë ngrohtësi drejtpërdrejt personit që i përdor. Janë shumë të mira për t’ju mbajtur të ngrohtë gjatë gjumit.

Ngrohës Elektrik: Mund të përdoren për të ngrohur një dhomë të tërë ose një zonë të caktuar. Janë të përshtatshëm dhe mund të lëvizen për të synuar hapsirat e ndryshme.

Efikasiteti i Energjisë

Batanijet Elektrike: Përgjithësisht, batanijet elektrike janë më efikase në përdorim personal. Ato ngrohin vetëm zonën e shtratit dhe kërkojnë më pak energji krahasuar me ngrohjen e një dhomë të tërë.

Ngrohësi Elektrik: Nëse keni nevojë për të ngrohur një hapësirë më të madhe, ngrohësit e vegjël elektrik mund të jenë më pak efikasë në energji pasi duhet të punojnë më shumë për të ngrohur dhomën e tërë.

Siguria e pajisjeve

Batanijet Elektrike: Batanijet moderne elektrike janë të projektuara me karakteristika sigurie siç është ndalimi automatik dhe kontrolli i temperaturës. Megjithatë, është e rëndësishme të ndiqni udhëzimet emanualit të përdorimit për të parandaluar çdo problem.

Ngrohësi Elektrik: Disa ngrohës gjithashtu kanë karakteristika sigurie si çelësa për levozjen e vazhdueshme të kokës së pajises për të shpërndarë ngrohtësinë në shumë vende si dhe mbrojtje nga ngrohja e tepërt. Është shumë e rëndësishmë t’i t përdorni sipas udhëzimeve dhe t’i mbani larg materialeve që marrin flakë lehtë, apo t’i mbuloni ato.

Kosto në treg

Batanije Elektrike: Përgjithësisht, batanijet elektrike të thjeshta kanë një kosto fillestare më të ulët krahasuar me ngrohësit e sofistikuar. Ato gjithashtu kanë tendencë të jenë më të lira për përdorim personal pasi harxhojnë më pak energji elektrike.

Batanije Elektrike – Dyqan Taxi 

Çmimi: 2,790 L

Shko tek dyqani

 Ngrohësi Elektrik: Ndërsa ngrohësit mund të kenë një kosto fillestare më të lartë, ata mund të jenë më të dobishëm për ngrohjen e hapësirave të mëdha nëse përdoren në mënyrë efikase.

Ngrohës Fuego – Neptun Albania

Çmimi: 3.990 LEK

Çmimi me ulje: 2.990 LEKË

Shko tek dyqani

Në fund zgjedhja ju takon ju në bazë të nevojave specifike të secilit prej jush. Nëse po mendoni të ngrohni hapësira të mëdha zgjidhni një ngrohës të sofistikuar elektrik./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.