5.3k 0

Çfarë është mielli integral? Pse duhet ta konsumoni dhe çfarë ofron tregu

Mielli integral është një lloj mielli që përdoret për të bërë produkte buke dhe është i njohur për përmbajtjen e tij të pasur në fibra dhe substanca ushqyese.

Vlerat në organizëm

Mielli integral ka përfitime të shumta shëndetësore. Në dallim nga mielli i rafinuar, i cili ka humbur shumicën e fibrave dhe vitaminave gjatë përpunimit, mielli integral ofron një burim të pasur të fibrave dietike, vitaminave, dhe mineraleve. Përmban gjithashtu antioksidantë të cilët janë të dobishëm për shëndetin.

Si ta përdorni?

Mielli integral mund të përdoret në gatim për të bërë bukë, byrek, biskota, ose produkte të tjera të brumit. Për shkak të përmbajtjes së tij më të lartë në fibra, mund të ndihmojë në mbajtjen e niveleve të sheqerit të gjakut të stabilizuara dhe të ofrojë një ndjesi më të gjatë ngopje.

Këshilla për përdorim:

  1. Buka:
    • Përdorni miellin integral për të bërë bukë me shije unike, dietike dhe me përfitime shëndetësore.
  2. Gatime të Ndryshme:
    • Shtoni miell integral në recetat tuaja të përditshme për të përmirësuar përmbajtjen e tyre ushqyese dhe për t’i pasuruar me fibra.
  3. Puerdoreni si përbërës shtese:
    • Shtoni miell integral në produkte të tjera, si supa, për të shtuar vlera ushqyese dhe shije.

Mielli integral është një zgjedhje e shëndetshme dhe e shijshme për të pasuruar dietën tuaj me vlera ushqyese të nevojshme për një stil jetese të shëndetshëm.

Çfarë ofron tregu? 

Miellin integral mund ta gjeni thuajse në çdo dyqan apo supermarket. Zgjedhja juaj mund të variojë nga prodhimet vendase tek ato të importuarat. ne do t’ju njohim me një panoramë të tregut duke spikatur disa prej këtyre produkteve.

Ola miell integral 1KG 

 

Ky miell prodhohet nga gruri i butë dhe mund të përzihet lehtë me miellra të tjerë për receta te ndryshme. Ky lloj mielli mund të punohet me dorë apo pajisje industriale dhe ka ngjyrën e tij natyrale. Sipas kërkimit tonë këtë miell e gjeni në supermarkete me çmimin 129 lekë.

Miell Integral 900, Tirana

Ky miell është pasuruar me hekur dhe acid folik, dy elementë thelbësorë për shëndetin e mirë, prodhuar nga një përzierje gruri. Përdorimi i këtij mielli është ideal për të krijuar bukë masive, Franxholla, Tost, bukë të pasuruar me ullinj, si dhe Sanduiçë.

DIVELLA Miell Integral 1KG

Mielli integral Divella dallon nga llojet tradicionale të miellit, për shkak të përmbajtjes së saj të lartë në fibra. Ky miell përbëhet nga bluarja e plotë e  grurit duke e bërë atë të butë. Është ideal për të bërë bukë, pica, focacce dhe ëmbëlsira. Vjen në një paketim prej 1 kg dhe kushton rreth 189 lekë.

Sipas këtij vëzhgimi përbuerja e miellrave të ndryshëm në treg nuk ndryshon mjaft, po ashtu edhe çmimi i tyre. Mes shumë zgjedhjeve në treg të cilat ju ofrohen çdo ditë sigurohuni të zgjidhni ato sa më natyrale./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.