3.2k 0

Deodoranti pa Alumin apo Antidjersa – Anët e Pozitive dhe Negative të Tyre

Në fillim të viteve 2000, mendohej se alumini në produktet antidjersës lidhej me kancerin e gjirit dhe sëmundjen e Alzheimerit.

Studime të ndryshme treguar që këto fjalë janë të rreme, e megjithatë ishin pikërisht këto fjalë që çuan në një rritje të kërkesës për produkte pa alumin.

Sot ka dhjetëra deodorantë natyralë në treg në forma të ndryshme, duke zgjeruar kështu mundësitë e zgjedhjes sipas preferencave personale.

Nëse jeni kuriozë të dini për anët e mira dhe të këqija të përdorimit të deodorantëve, AgroWeb.org ju fton të lexoni artikullin e plotë.

Deodorantë apo antidjersë?

Të dy llojet ndihmojnë në reduktimin e aromës së trupit të shkaktuar nga djersitja, por ato funksionojnë ndryshe.

Deodorantët neutralizojnë ose maskojnë aromën e trupit, por nuk parandalojnë ose reduktojnë djersitjen.

Ndërsa antidjersa përmban përbërës me bazë aluminin, i cili ndërvepron me lagështinë për të formuar një shtresë që bllokon sipërfaqen e kanaleve të djersës në sqetull. Kjo parandalon djersitjen, rrjedhimisht, redukton erën dhe jua mban lëkurën të thatë.

Sipas ekspertëve alumini është një metal që gjendet natyrshëm në mjedis dhe në shumë produkte shëndetësore e bukurie. Dhe ende nuk ka asnjë provë shkencore që tregon se shkakton kancer.

Që alumini ose një metal tjetër të shkaktojë këtë sëmundje, ai duhet të përthithet në qarkullimin e gjakut në sasi të mëdha dhe kanalet e djersës nuk thithin kimikate.

  • Të mirat dhe të këqijat e deodorantit natyral

Edhe pse nuk ka asnjë provë shkencore që alumini në antidjersë të rezultojë i dëmshëm për shëndetin tuaj, disa njerëz preferojnë produkte që janë pa metale ose përbërës artificialë. Dhe sigurisht që deodorantët natyralë mund të ofrojnë disa përfitime të tilla si:

  • Lejojnë trupin të djersitet në mënyrë natyrale

Deodorantët pa alumin nuk bllokojnë djersën, kështu që djersa juaj nuk bllokohet dhe kryen funksionin natyral të trupit.

  • Është një zgjedhje e mirë nëse jeni alergjik ndaj aluminit

Nëse alumini irriton lëkurën tuaj, deodorantët pa alumin sigurisht që janë një zgjedhje e mirë.

  • E disponueshme në një gamë të gjerë aromash

Deodorantët natyralë janë krijuar për të reduktuar erën e trupit, që do të thotë se do të keni mundësinë të provoni shumë aroma të ndryshme.

  • Shumë prej tyre janë organike

Shumë marka përdorin përbërës organikë ose me bazë bimore dhe nuk i testojnë produktet e tyre te kafshët.

Anët negative

Deodorantët natyralë gjithashtu mund të kenë edhe disa anë negative të tilla si:

  • Nuk e reduktojnë sasinë e djersës

Edhe pse mund të përmbajnë përbërës të dizajnuar për të thithur djersën, vetëm alumini është efektiv dhe e parandalon atë.

  • Mund të duhet të provoni disa marka për të gjetur atë që funksionon

Në varësi të përbërjes së trupit tuaj individual, disa produkte mund të funksionojnë më mirë se të tjerët. Ajo që funksionon mirë për një dikë mund të mos funksionojë për ju.

  • Mund të duhet ta riaplikoni vazhdimisht

Përsëri, në varësi të kimisë së trupit tuaj, të mjedisit dhe të nivelit të aktivitetit tuaj, mund t’ju duhet ta riaplikoni vazhdimisht për të kontrolluar në mënyrë efektive erën.

  • Janë më të shtrenjta

Deodorantët pa alumin priren të jenë dyfishi apo edhe trefishi i çmimit të antidjersës.

Çfarë ofron tregu?

Të dy llojet e deodorantëve mund t’i gjeni lehtësisht në çdo supermarket apo farmaci. Firmat e mëdha, por edhe të tjera kanë pasuruar gamën e tyre të produkteve me deodorantë pa alumin dhe me antidjersa te zakonshme. Më poshtë AgroWeb ju njeh me dy nga alternativat që mund të përdorni.

  • Dove 0% Aluminum Deodorant

Kujdes i butë nën sqetulla, mbrojtje 48-orëshe dhe një aromë freskuese e kastravecit dhe çajit jeshil me këtë spray deodorant pa alumin.

  • Antidjersë PEARL & BEAUTY Nivea

Për sqetulla të lëmuara dhe të bukura,  përmban ekstrakt perlash, ofron mbrojtje kundër djersitjes 48 orë dhe kujdes të butë në lëkurë. Është i testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban alkool, por alumin. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.