1.5k 0

Enët Prej Qeramike apo Prej Gize – Diferencat në Gatim

Nuk ka kuzhinë pa tenxhere dhe tiganë. Prodhuesit e tyre janë të shumtë dhe cilësitë dhe llojet nga më të ndryshmet.

Në këtë artikull AgroWeb.org përcjell të gjitha informacionet që duhet të dini për të bërë një zgjedhje të zgjuar kur bie fjala tek enët e gatimit prej qeramike apo gize.

Enët prej guri

Nëse ju pëlqen të piqni, enët prej qeramike janë një zgjedhje perfekte. Por çfarë tjetër i bën ato kaq popullore?

Këto produkte krenohen me sipërfaqen e tyre rezistente ndaj gërvishtjeve dhe papastërtive.

Ato janë ideale për përgatitjen e ushqimeve me aciditet të lartë dhe nuk e ndryshojnë shijen apo aromën e tyre.

Për më tepër, kur bëhet fjalë për servirjen e ushqimit në këto enë, gama e gurëve është e gjerë dhe cilësore.

Edhe pse në përgjithësi nuk ngjisin, pas një përdorimi të shpeshtë kjo mund të ndryshojë.

Këto enë mund të durojnë temperatura shumë të larta, deri në 300 gradë celsius dhe të uëlta deri në -12gradë celsius.

Enët prej gize

Për njerëzit që preferojnë zierjen dhe gatimin e ngadaltë, enët prej gize janë zgjedhja perfekte.

Këto artikuj kuzhine përmbajnë një shumëllojshmëri përzierje metalesh.

Ato vishen me një shtresë të forte, e cila është reziztente ndaj gërvishtjeve.

Enët prej gize mundësojnë një shpërndarje të barabartë të nxehtësisë, gjë që redukton në mënyrë drastike shanset e djegies së ushqimit tuaj.

Gjithashtu, janë të sigurta për gatimin e ushqimeve me aciditet të lartë.

E vetmja gjë që duhet mbajtur parasysh është se ato mund të çlirojnë një shije metalike dhe të njollosen lehtë. Por ju mund të përdorni një pastrues enësh prej gize.

Temperatura maksimale është 300 gradë celsius dhe temperatura më e ulëta -12.

Enët e gatimit prej gize janë po aq të lehta për t’u pastruar sa edhe ato prej guri.

Cili është ndryshimi kryesor mes tyre?

Dallimi kryesor është se enët prej guri janë më të mira për pjekje, ndërsa ato prej gize për zierje në temperaturë të lartë.

Kë të zgjidhni?

Në mënyrë ideale, do të thonim se çdo kuzhinë duhet të përfshijë një gamë të mirë enësh gatimi prej guri dhe gize./AgroWeb.org