1.4k 0

Nëse ju Duhet një Frigorifer i Ri – Cilat Janë Detajet që Duhet të Zgjidhni

Ushqimet që konsumojmë gjatë javës humbasin shpejt vlerat e tyre, cilësinë, shijen dhe prishen herët nëse frigoriferi ku ne i ruajmë ato ka kapacitete të dobëta.

AgroWeb bisedoi me inxhinierë teknikë të një prej kompanive kryesore për markat cilësore të elektroshtëpiakeve, kompania “ElektroMagjia”, e cila është përfaqësuese zyrtare e liderëve botërorë Miele, Teka dhe Vox Electronics për Shqipërinë, për të mësuar funksionet e duhura që një Frigorifer duhet të ketë për ruajtjen e vlerave dhe shijes së ushqimeve.

Për të ilustruar standardet më të fundit teknologjike, inxhinierët sugjeruan të njohin konsumatorët me Frigoriferin “Teka French Door”, si modelin më të avancuar që gjendet edhe në Shqipëri.

 Kursimi i Energjisë dhe Kapaciteti Mbajtës

Ky frigorifer është shumë ekonomik. Motori inverter i tij  shpenzon pak energji. Një panel kontrolli me 3 opsione prekjeje rregullon temperaturën sipas zonave përkatëse. Ndriçimi i jashtëm dhe i brendshëm i tij vjen elegant përmes opsionit LED. Ky frigorifer ka një kapacitet të mjaftueshëm mbajtës prej 537 litrash.

Ruajtja e Vlerave dhe Shijes  

Ushqimet janë të llojeve të ndryshme por ne i vendosim ato pa një sistem ndarës të zonave të freskisë. Frigoriferi “Teka French Door” ka një sistem perfekt ndarës me udhëzimet përkatëse. Kutitë ndarëse kanë aftësinë të kontrollojnë lagështirën në mënyrë që të ruajnë shijen, vitaminat dhe vlerat ushqyese të fruta perimeve.

Neutralizimi i Baktereve dhe Aromave të Këqija 

Që pas ditës së parë, pasi vendosim ushqimet në një frigorifer të zakonshëm bakteret e padukshme vërtiten rreth tyre. Ushqimi humbet vlerat dhe nis të marrë aromë të keqe. Frigoriferi “Teka French Door” neutralizon bakteret që në mënyrë të padukshme kontaminojnë ushqimet duke shmangur prishjen e tyre si edhe aromën e keqe.

Ngrirje Produkti pa Masë Akulli

Të gjithë jemi familjarë me masat e mëdha të akullit që krijohen në zonën e ngrirjes së frigoriferit, aq sa produkti bëhet i vështirë për t’u nxjerrë jashtë. E cilësuar si teknologjia Pa Ngrirje (No Frost), ku produktet ngrijnë tërësisht pa patur masë akulli në sipërfaqen e tyre. Në këtë mënyrë, frigoriferi është gjithashtu shumë i lehtë për t’u pastruar.

Mishi dhe Peshku në Sirtarë të Veçantë

Vendosja bashkë në ngrirje e mishit dhe peshkut nuk është e rekomandueshme thonë ekspertët e Elektromagjia dhe këtë fakt e pohojnë edhe nutricionistët. Ky frigorifer ka një sirtar të veçantë për ngrirjen e mishit dhe një tjetër për ruajtjen e peshkut duke garantuar ruajtjen e tyre në kushte optimale.

Niveli i Zhurmës

Kur bëhet fjalë për zhurmën e frigoriferit të gjithëve na vjen ndërmend zhurma klasike e tij në shtëpi. Në rastin e frigoriferit “Teka French Door” zhurmat minimizohen deri në të pandjeshme.

Pra, nëse flasim për investimin e frigoriferit që duhet të kemi në shtëpi, ky model vihet tërësisht në funksion të jetëgjatësisë së sigurt të ushqimit, duke krijuar komoditet për amvisat dhe mirëqenie për gjithë familjen.

*Nëse jeni të interesuar për më shumë informacion për frigoriferin “Teka French Door” kontaktoni direkt në profilin e kompanisë në Facebook ose Instagram.

Frigoriferi Teka French Door.