3.9k 10

Si Duhet ta Zgjidhni Sungjerin e Enëve? Alternativa më e Sigurtë në Treg

Që një vakt të jetë i sigurt, ai fillon me pastërtinë e enëve të kuzhinës. Por çfarë po përdorni për të larë enët? Sigurisht që një sfungjer kuzhine konsiderohet zgjidhja më e mirë.

Por kur bie fjala tek sfungjeri, duhet të dini se ekzistojnë lloje sfungjeri natyralë edhe për pastrimin e enëve. Ato rekomandohen në vend të sfungjerëve plastikë të enëve. Por përse?

Më poshtë AgroWeb.org rendit të gjitha arsyet se përse sfungjerët natyralë janë më të mirë se ata që përdorim zakonisht për pastrimin e enëve.

Pse duhet të përdorni një sfungjer natyral?

Sfungjerët natyralë të njohur me emrin “Luffa”, janë të biodegradueshme dhe nuk përmbajë plastikë. Nuk i shkaktojnë asnjë dëm mjedisit.

  • Tashmë dihet se plastika është e rrezikshme si për shëndetin ashtu edhe për mjedisin në tërësi, prandaj më mirë t’a shmangni.
  • Një tjetër arsye e dobishme është se ky lloj sfungjeri i përbërë nga fibra natyrale, është antibakterial dhe është shumë efektiv për pastrim.
  • E mban më mirë detergjentin e enëve dhe në këtë mënyrë nuk do ta shpërdoroni atë kot së koti. Ai ka një strukturë unike që largon çdo lloj papastërtie nga enët më me lehtësi se sfungjeri i zakonshëm.
  • Për më tepër, nuk mban erë dhe thahet shumë shpejt.

Si ta përdorni?

Për të marrë rezultate maksimale, merrni një tas dhe zhyteni në sfungjerin në ujë rreth 7 minuta përpara përdorimit të parë.

Kjo do të bëjë që sfungjeri të zbutet dhe përdorimi do të jetë edhe më i lehtë.

Më pas hidhni në të detergjentin e enëve dhe vazhdoni me larjen siç bëni zakonisht.

Në fund të përdorimit, këshillohet ta zhysni sfungjerin në një tas me sodë buke për disa minuta, e më pas t’a varni në tel për t’u tharë.

Ky lloj sfungjeri duhet të qëndrojë i tharë, pasi në të kundërt mund të bëhet bartës i baktereve.

Sa shpesh duhet ta ndërroni?

Ju duhet ta ndryshoni atë menjëherë nëse shihni myk në të. Nëse nuk ka myk, mund të vazhdoni ta përdorni dhe ta ndërroni pas një muaji përdorim.

Nëse e dezinfektoni vazhdimisht, me shumë mundësi do të jeni në gjendje ta përdorni për një kohë të gjatë.

Pse sfungjeri plastik i enëve nuk është i sigurt?

Sfungjerët plastikë përmbajnë baktere mikroskopike. Anëtarët e familjes mund të sëmuren shpejt nga përdorimi i enëve të pista të kuzhinës.

Shumica e tyre kundërmojnë, ndryshe nga varianti natyral.

 

  • Ai nuk pastron aq mira sa sfungjeri “ Luffa” dhe nuk mund të dezinfektohet aq mirë.
  • Nuk është aspak miqësor ndaj mjedisit.
  • Nëse i lani enët me plastikë, ju do i ndotni ato me kimikate që kanë një efekt negativ në shëndetin tuaj.
  • Shumica e tyre prodhohen me ndihmën e aditivëve kimikë që janë të dëmshëm si për njeriun ashtu edhe për mjedisin. /AgroWeb.org

10 Comments

  1. puravive

    You’re so awesome! I don’t believe I have read a single thing like that before. So great to find someone with some original thoughts on this topic. Really.. thank you for starting this up. This website is something that is needed on the internet, someone with a little originality!

  2. ikaria lean belly juice

    This is really interesting, You’re a very skilled blogger. I’ve joined your feed and look forward to seeking more of your magnificent post. Also, I’ve shared your site in my social networks!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.