721 0

“Shije që ju Kënaq Shpirtin”- Ku të Blini Ushqime të Sigurta me Çmime të Leverdishme

Ushqimi është padyshim një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës, por lehtë mund të kthehet në një stres.

Kjo sepse mes mundësive të mëdha të zgjedhjeve mund të bëjmë blerje të gabuara edhe kur bëhet fjalë për të ngrënën.

Duke ndikuar kështu direkt jo vetëm dietën e përditshme e shijen, por edhe shëndetin.

Për ta evituar këtë ajo që duhet të kërkoni gjithnjë në raftet e dyqaneve dhe vaktet tuaja është siguria dhe cilësia.

Për zgjedhje të tilla të rëndësishme, si ushqimi që konsumoni çdo ditë, ju sugjerojmë të zgjidhni zgjuar.

Gourmania: Shija që të kënaq shpirtin

Vendi i sigurtë që po kërkoni gjendet në zemër të Tiranës dhe ofron për ju çdo produkt të shëndetshëm që ju duhet për tryezën.

Mund të merrni diçka kalimthi teksa shkoni në punë, një kafe mëngjesi, një ëmbëlsirë pasdite apo të hyni në botën e gatimit duke zgjedhur çfarë ju duhet për të shtruar një tryezë festive.

Nisur nën konceptin e një furre buke të larmishme e të shëndetshme ku çdo mëngjes përgatiten të freskëta një sërë gatimesh me bazë brumi, por edhe sallata apo ëmbëlsira të ndryshme, Gourmania liston në rafet e saj edhe ushqimet më të mira për dietën tuaj të përditshme.

E veçanta e këtij dyqani nuk është vetëm emri i frymëzuar nga gatimet “Gourme”, por produktet nga marka të certifikuara të cilat tani i përfitoni me çmime ekonomike.

Gjeni ushqime të freskëta e paketime dietike, pa gluten, bio, integrale apo çdo lloj klasikimi tjetër që ju mund të keni në mendje e ju nevojitet për shëndetin.

Të gjitha vijnë direkt nga fabrikat e markat më të njohura ndërkombëtare si Scotti, Ponti, Gaffarolo, Sant Anna, Parmalat, Mulino Bianco, Gusto e shumë të tjera.

Po kështu edhe gatimet e shijshme e dietike të shefave në ambientet e Gourmania që mund t’i merrni direkt në shtëpitë tuaja për t’i shijuar.

Cilësia, siguria dhe ofrimi i ushqimeve premium për konsumatorët vendas me çmime të përballueshme është një nga objektivat kryesorë të këtij destinacioni në qendër të Tiranës.

Oferta dhe produkte që ju duhen

Siguria në Gourmania nuk qëndron vetëm brenda paketimit të produkteve, por edhe në ofrimin e çmimeve më të mira në çdo kohë për ushqime të shijshme të cilësisë së lartë.

Deri më 31 Mars në Gorumania do të gjeni në ofertë produktet e shportës nga Scotti si orizi apo drithrat, salcat e pakrahasueshme Ponti për sallata, makaronat Garofalo, ujin e lehtë Sant Anna më të rekomanduarin për konsum për foshnjet dhe gratë shtatëzëna, biskotat Mulino Bianco djathrat e veçante Italianë apo Kefirin me shije luleshtrydhe.

Përtej çmimeve ekonomike, gjeni çdo ditë bukë të freskët të llojeve të ndryshme të pasura me fibra të shëndetshme e proteina nga mielli i certifikuar sipas standartit 100 % Europian.

Të gjitha produktet e shportës janë në ofertë këtë fund muaji në Gourmania.

Të sigurta, të shijshme e të shëndetshme nxitoni të zgjidhni ushqimet tuaja në dyqanin e Gourmania në Bllok në Rrugën Abdyl Frashëri në Tiranë ose shfletoni galerinë e produkteve të ofertës duke klikuar këtu./AgroWeb.org