Receta Plot Shije e Biskotave me Gjalpë

1.7k 0

Receta që AgroWeb.org sjell sot për ju jo vetëm që është shumë e thjeshtë në përgatitje, por shija dhe aroma falë gjalpit, do t’ju mrekullojë.

Provoni edhe ju ta përgatisni atë vetë duke ndjekur mënyrën e përgatitjes si më poshtë.

Përbërësit

  • 8 lugë gjelle gjalpë pa kripë
  • 2 e 1/2 gota miell
  • 1 lgj pluhur pjekjeje
  • 4 lç sheqer
  • 1 e 1/2 lç kripë
  • 1 lç sodë buke
  • 1 e 1/2 filxhan dhallë të ftohtë

Përgatitja

Vendosni telin ndarës të furrën në mesin e saj dhe ngrohni furrën në 200°F.

Shkrini gjalpin në nxehtësi të ulët dhe më pas me të lyeni tavën e pjekjes, e cila prefetohet të këtë përmasat 20 x 20 cm. Ruani pak gjalpë për hapin tjetër.

Bashkoni në një enë miellin, pluhurin e pjekjes, sheqerin, kripën dhe sodën e bukës.

Përziejini mirë derisa përbërësit të bashkohen me njëri-tjetrin dhe ju të keni përftuar një masë brumi.

Transferoni brumin në tavën e përgatitur për pjekje. Me duart e lagura me ujë, shtypni brumin në mënyrë të barabartë në tavë derisa të prekë të gjitha anët.

Prisni brumin deri në fund të tavës duke krijuar forma katrore. Shtoni sipër gjalpin e mbetur.

Piqeni derisa pjesa e sipërme të marrë ngjyrë kafe të artë dhe biskotat të jenë fryrë ndjeshëm, 25 deri në 27 minuta. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.