Bakllava Familjare me Petë të Gatshme – Receta e Shpejtë Plot Shije

1.5k 0

Kjo do të jetë bakllavaja më e lehtë që do të keni përgatitur ndonjëherë.

Kjo recetë vërtet përgatitet me petë të gatshme por ama butësia dhe shkriftësia arrihet përmes shurupit.

Megjithatë, nëse dëshironi që petat t’i përgatisni vetë klikoni linkun këtu.

Përveç se është e thjeshtë për t’u përgatitur në shtëpi, ajo është më e lehtë se ëmbëlsirat e tjera që zakonisht amvisat përgatisin për festa.

Bakllavaja me arra, shurup e petë të gatshme është një nga versionet më të shijshme dhe të lehta të bakllavasë tradicionale.

Mund ta përgatisni një ditë më parë dhe ta ruani në një vend të freskët, dhe ta shërbeni gjithmonë në temperaturë ambjenti.

Përbërësit për 30 racione

12 peta të gatshme

200 g gjalpë i freskët i shkrirë

300 g arra të grira 

Për shurupin

3 gota e gjysmë me ujë

280 g sheqer

Përgatitja

Si fillim ngrohni furrën në 180 gradë Celsius.

Sigurohuni që petat t’i keni nxjerrë nga frigoriferi rreth 20 minuta para se të nisni me përgatitjen e bakllavasë.

Nëse petët i keni patur në ngrirje atëherë mjafton t’i nxirrni 2 orë para se të filloni me përgatitjen e bakllavasë.

Lyeni me gjalpë të shkrirë tavën ku do të përgatisni bakllavanë dhe lëreni mënjanë.

Vendosni në të dy petë të gatshme dhe spërkatini me gjalpë.

Mund t’i prisni cepat e petëve nëse ju dalin jashtë tavës.

Vazhdoni me këtë proces derisa të keni shtruar plotë gjashtë petët e para.

AgroWeb.org ju kujton që duhet t’i spërkasni gjithmonë më gjalpë të shkrirë.

Shtypni arrat, por mundohuni që të mos i bëni shumë të imëta e më pas vendosini si një shtresë të barabartë mbi petët.

Vazhdoni me gjashtë petët e mbetura duke përdorur të njëjtin proces të spërkatjes së tyre me gjalpë të shkrirë.

Kur të arrini tek peta e fundit, lyejeni të gjithë sipërfaqen e saj me gjalpin e shkrirë jo thjesht vetëm spërkatje.

Sigurohuni që të rregulloni cepat, nëse ju duhet pritini petët që dalin jashtë buzëve të tavës.

Me nidhmën e një thike të mprehtë, priteni bakllavanë në rombe apo katrorë.

Vendoseni për t’u pjekur përreth 25 minuta ose derisa të ketë marrë një ngjyrë të artë në sipërfaqe.

Ndërkohë përgatisni shurupin  

Hidhni sheqerin në një tenxhere të thellë dhe shtoni ujin e nevojitur në recetë.

Vendoseni në zjarr për të zierë dhe përzjejeni gjatë gjithë kohës.

Kur sheqeri të jetë shkrirë plotësisht, ulni zjarrin dhe lëreni të vlojë derisa shurupi të trashet në formën e sherbetit.

Lëreni shurupin që të ftohet, pasi duhet të jetë i vakët kur të hidhet tek bakllavaja.

Pasi bakllavaja të jetë pjekur nxirreni nga furra dhe lëreni të ftohet përreth 15 minuta.

Ngadalë shtoni shurupin që përgatitët dhe lejojeni që ëmbëlsira ta përthithë përreth 35-40 minuta.

Sapo shurupi të jetë përthithur plotësisht, mund ta servirni për familjarët dhe të dashurit tuaj për t’i mahnitur me shijen e ëmbël. /AgroWeb.org