Biskota të Buta me Qumësht – Perfekte për Çdo Ditë

12.1k 0

Në shtëpi mëngjesi mund të nisë me një kafe, lëng, bukë me reçel apo biskota.

Këto të fundit janë zgjedhja që preferohet nga të mëdhenj e të vegjël dhe në çdo kohë të ditës.

Për të thyer oreksin apo për të shijuar diçka të ëmbël, një biskotë e përgatitur në shtëpi është gjithnjë një zgjedhje e mirë.

Në recetën e sotëme AgroWeb.org ju sugjeron të provoni ato me qumësht, të bardha e të buta njejtë si shija e gurabjieve të gjysheve.

Mësoni mënyrën e saktë të përgatitjes dhe shijojini edhe ju në shtëpitë tuaja.

Përbërësit

  • 360 gr miell
  • 140 gr sheqer
  • 100 gr gjalpë
  • 100 ml qumësht
  • 1 vezë
  • 1 pako esencë vanilje
  • 5 gr fryrës për ëmbëlsira
  • Kripë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon të shtoni gjalpin e prerë në kubikë në një enë të thellë, po aty shtoni sheqerin dhe shumë pak kripë.

Kini parasysh që gjalpi duhet të jetë në temperaturë ambienti, më pas vazhdoni duke i përzier të gjithë përbërësit.

Përdorni një lugë druri në mënyrë që të fromoni një masë të shkrifët e me kokrriza.

Shtoni vezën dhe filloni të përizeni me anë të një rrahësi elektrik, derisa të formohet një masë brumi kremoze e në fund hidhni esencën e vaniljes.

Teksa përzieni ende me rrahëse, shtoni quëmshtin në temperaturë ambienti.

Më pas sitni miellin pak nga pak, bashkë me fryrësin për ëmbëlsira. dhe do të formoni brumin e trrashë të biskotave tuaja.

Pasi brumi të jetë gati, kalojeni atë në një tavolinë pune, spërkateni me pak miell dhe filloni ta punoni me duar për disa momente.

Futeni në një qese plastike dhe lëreni në frigorifer për 30 minuta.

Kur kjo kohë të ketë kaluar, AgroWe.org ju këshillon që ta vendosni topin e brumit tuaj në një sipërfaqe të shtruar me letër pjekje dhe vendosini edhe një tjetër letër pjekje sipër.

Tani me anë të një petësi hapni një petë mesatare me trashësi deri në 1 cm.

Më pas hiqni letrën e pjekjes që ndodhet sipër brumit tuaj dhe me anë të një thike prisni biskotat në formë drejtkëndore apo në forma të tjera që ju dëshironi.

Do të përfitoni rreth 40 biskota të holla e të gjata të cilave në mës sipas dëshirës hapini nga një vrimë të vogël për t;i bërë më krokante.

Për pjekjen

Zgjidhni një tavë, shtrojeni me letrat e pjekjes që përdorët më parë kur hapët petën dhe vendosini biskotat një nga një në tavë duke i lyer me pak qumësht sipër.

Futini të piqen në furrë të parangrohur në temperaturë 180 gradë për 15-18 minuta.

Deri kur biskotat të fillojnë të marrin ngjyrë të artë.

Nxirrini nga furra dhe shijoni të ngrohta me qumësht, kakao apo çaj./AgroWeb.org