Biskota pa Vezë – Krokante, të Shijshme dhe të Shpejta

3.6k 0

Biskotat janë shoqërueset më të mira të vakteve të vogla si mëngjesi apo darka para se të shkoni për të fjetur.

Nuk ka alternativë më të mirë se sa t’i përgatisni ato vetë në shtëpi për tu siguruar që po konsumoni një ushqim të shëndetshëm.

Në recetën e sotëme nga AgroWeb.org ju tregojmë se si të përgatisni biskota të shijshme fare lehtë.

Lehtësia e kësaj recete qëndron tek zëvendësimi i një prej përbërësve kryesorë të përgatitjes se biskotave që janë vezët, duke ju dhuruar biskota krokante pa vezë.

Ndiqni mëposhtë mënyrën e saktë të përgatitjes së tyre në mënyrë që t’i shijoni dhe ju në shtëpitë tuaja.

Përbërësit

  • 200 gr miell
  • 100 gr gjalpë pa kripë
  • 100 gr sheqer
  • 30 ml qumësht
  • 4 gr fryrës për ëmbëlsira
  • Kripë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon të sitni miellin dhe majanë për ëmbëlsira në një enë të thellë.

Shtoni gjalpin në temperaturë ambienti të ndarë në kubikë të vegjël bashkë me sheqerin dhe një majë luge kripë për të balancuar shijen.

Punojini të gjithë përbërësit me duar në mënyrë që të formoni brumin tradicional të biskotave, të butë e pa kokrriza.

Kalojeni brumin në një tavolinë pune formoni një topth apo katror të vogël të sheshtë, mbulojeni me letër plastike kuzhine dhe futeni në frigorifer për të paktën 2 orë.

Më pas nxirreni nga frigoriferi, hiqni qesen dhe duke e spërkatur me pak miell, hapni me petës një petë 24 me 16 cm.

Nëse është e nevojshme mund ta lini disa momente në temperaturë ambienti brumin tuaj në mënyrë që të jetë më e thjeshtë hapja e petës.

Kur të keni krijuar nëj petë të hollë rreth 1 cm, me anë të një thike të mprehtë priteni në gjysmë dhe filloni të prisni më tej me thikë biskota drejtkëndore nga 4 cm secila.

Do të formohen rreth 12 biskota të mëdha drejtkëndore, të cilat vendosini në një tavë të shtruar me letër pjekje dhe spërkatini sipër me pak sheqer.

Futini në furrë të parangrohur dhe lërini të piqen në temperaturën 170 gradë për 20-25 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë në sipërfaqen e tyre.

Kur t’i nxirrni nga furra lërini të ftohen për disa minuta e më pas mund t’i shijoni duke i shoqëruar me qumësht, çaj apo kafe./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.