Brumi me dy Përbërës për Përdorim në çdo Recetë

3.5k 0

Vetëm me dy përbërës, ky është një nga brumërat më të lehtë dhe të shpejtë për t’u përgatitur.

Pasi ta keni lexuar do të kthehet në recetën tuaj të preferuar, pasi ju shkurton shumë kohë.

Ideal për të përgatitur kurdoherë pica shtëpie dhe kuleçë.

AgroWeb.org ju sugjeron të provoni recetën e re për brumin me dy përbërës.

Përbërësit për 4 persona

  • 150 gr miell
  • 250 ml kos shtëpie

Përgatitja

Merrni një tas të madh ku do të shtoni miellin dhe kosin.

Si fillim përzjejeni me ndihmën e një piruni, derisa të formohet një masë.

Më pas përgatisni sipërfaqen e tavolinës duke e spërkatur me pak miell.

Kaloni brumin që përgatitët dhe filloni ta punoni me duar derisa të formohet një masë jo e ngjitshme, për rreth 8-10 minuta.

Nëse brumi ju ka dalë pak i fortë, mund të shtoni disa lugë gjelle me ujë, ose disa lugë miell nëse është shumë i butë.

Më pas punojeni përsëri derisa sipërfaqja e tij të jetë e lëmuar dhe të mos ketë kokrriza.

Mjafton që ta lini pak mënjanë, ndërkohë që vendosni nëse doni të përgatisni kuleçë të vegjël tigani, picë apo thjeshtë ta vendosni në furrë e ta piqni.

Për përgatitjen e picës, kalojeni brumin përsëri në tavonlinë dhe hapeni në madhësinë e tavës që do të përdorni me petës. Shtojini sipër pak vaj dhe salcë e më pas përbërësit që ju i preferoni më shumë.

Për përgatitjen e kulaçit, brumin kalojeni në një tavë të lyer me vaj ulliri, shtypeni lehtë me dorë dhe futeni për t’u pjekur në furrë.

Nëse doni të përgatisni petulla të shpejta, me duar ndani toptha të vegjël, sa një arrë, nga brumi, dhe mjafton t’i shkuqni në një tigan të thellë.

Të njëjtin hap do të bëni dhe nëse doni të përgatisni kuleçët e tiganit. Por topthat do të jenë në madhësinë e grushtit. Hapini me petës dhe skuqini  në tigan me zjarr të ngadaltë.

Pavarësisht recetës, rezultati do të jetë gjithmonë një brumë i butë, perfekt dhe ekonomik. Nëse doni të përgatisni një sasi më të madhe AgroWeb.org ju sugjeron të dyfishoni masat në recetë.

Për ta ruajtur brumin, mjafton që ta mbështillni me qese kuzhine dhe ta vendosni në frigorifer. Ai do të qëndrojë i freskët për rreth 2-3 ditë./AgroWeb.org