Byreçka me Djathë dhe Kanellë – Receta e Veçantë

723 0

Byreçkat mund të bëhen të kripur ose të ëmbël dhe të mbushen me të gjitha llojet e përbërësve të shijshëm.

Ato mund t’i gjeni në çdo byrektore në shumë zona të vendit tonë, e të betoheni për shijen e tyre të mirë.

Megjithatë, nuk mund të krahasohen me byreçkat e përgatitura në shtëpi me dashuri dhe kujdes.

Më poshtë AgroWeb.oeg ju njeh me recetën speciale të  byreçkave të ëmbla, të cilën mund të provoni ta përgatisni edhe ju vetë.

Përbërësit

Djathë i freskët

Kanellë për shije

Sheqer për shije

2 gota miell

2 lgj vaj

1 gotë ujë të ngrohtë

Një majë luge kripë

Vaj për skuqje

Përgatitja

Thërrmoni në copa të vogla djathin dhe shtoni sheqer dhe kanellë sipas dëshirës.

Bashkoni në një enë tjetër vajin, miellin dhe ujin. Përpunojeni masën për rreth 5 minuta derisa brumi të formohet, e më pas lëreni të pushojë për rreth 1 orë.

Pas kësaj kohe priteni brumin në 4-6 pjesë të barabarta dhe më pas hapini.

Mbushni pjesët me rradhë me përziejen që përgatitët në fillim.

Mbështillini byreçkat në formën që dëshironi duke u siguruar që anët të ngjiten sa më mirë.

Skuqini në një tigan me vaj të nxehtë, për rreth 30 sekonda nga secila anë. /AgroWeb.org

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.