Ëmbëlsirë me Luleshtrydhe Dhe Portokall – Receta Fantastike Plot Shije

756 0

Sot AgroWeb.org ju njeh me një recetë argëtuese, të thjeshtë dhe plot shije!

Prefekte për ditët me diell, për të rimarrë energjitë e humbura dhe sigurisht për të kënaqur edhe nepsin për ushqime të ëmbla.

Ndiqni më poshtë recetën dhe pse jo provoni ta përgatisni edhe ju vetë në shtëpi.

Përbërësit

650 gr luleshtrydhe

1 portokall i shtrydhur

2 lgj mjaltë

60 g krem për ëmbëlsira

¼ lç pluhur vanilje

Gjethe mente

Përgatitja

Filloni përgatitjen e recetës duke larë dhe pastruar mirë luleshtrydhet.

Pas kësaj trasferojini në një mikser dhe shtoni aty lëngun e portokallit dhe mjaltin. Përpunojini përbërësit sa të përftoni një masë kremoze dhe të njëtrajtshme.

Masën ndajeni në enët e servirjes dhe zbukurojeni me krem për ëmbëlsira, disa copëza luleshtrydheje dhe gjethe menteje. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.