Makarona Me Salcë Domatesh Dhe Qiqra

849 0

Makaronat me qiqra dhe salcë domatesh janë një version i shijshëm dhe një mënyrë e thjeshtë për t’u përgatitur.

Një pjatë e dashur dhe e përshtatshme për drekë apo darkë, sepse është një pjatë e plotë dhe shumë e shpejtë për t’u bërë!

Ndiqni më poshtë recetën që sjell sot AgroWeb.org për ju, dhe provoni ta përgatisni edhe vetë.

Përbërësit

320 g makarona tub

240 g qiqra të gatuara paraprakisht

350 g pure domatesh

½ qepë

1 karotë

1 kërcell selinoje

1 lugë çaji piper i kuq djegës

vaj ulliri

kripë për shije

Përgatitja

Filloni me zierjen e makaronave në ujë të vluar me kripë dhe ndërkohë përgatisini salcën.

Në një tigan hidhni pak vaj ulliri, selinonë, karotën dhe qepën e prerë në kubikë.

Kuardiseni sa përbërësit të zbuten mjafteshëm dhe më pas shtoni purenë e domates, pak piper djegës sipas dëshirës, ​​kripë dhe gatuajeni për rreth 5 minuta.

Pas kësaj kohe, shtoni qiqrat, përziejini dhe ziejini edhe për disa minuta të tjera.

Kulloni makaronat dhe trasferojini në tiganin me salcë.

Përziejini mirë, fikni sobën dhe lërini të mbuluara me kapak për 5-10 minuta.

Shërbejini të zbukuruara me pak rozmarinë.

/AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.