Mënyra e Veçantë e Mbushjes Së Luleve Të Kungulleshkave

769 0

Lulet e kungulleshkave janë përdorur në kuzhinë që mijëra vjet më parë nga qytetërimet e lashta. Edhe në Shqipëri këto lule kanë vendin e tyre në shumë receta fantastike.

Ato janë shumë të shijshme dhe mund të mbushen me përbërës të ndryshëm. Por mund edhe të konsumphen të papërpunuara në sallatë ose të gatuara.

Nëse keni fatin të keni një oborr ose kopsht dhe të jetoni në klimën e duhur, gjithmonë mund të rrisni kungulleshkat tuaja dhe të merrni prej tyre lulet. Por nëse kjo nuk është e mundur, ju mund t’i gjeni këto përbërës në tregje ose në ushqimore duke filluar nga qershori dhe gjatë gjithë verës.

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me recetën e cila ju mëson se si t’i përgatisni lulet e mbushura të kungulleshkave.

Përbërësit

40 lule kungulleshkash

2 filxhanë oriz kokërr gjatë, i pa gatuar

1¼ filxhan kungulleshka të grira

1 filxhan patate të grira

2 gota qepë të prera hollë

½ filxhan vaj ulliri

3 gota domate të grira, pa lëkurë

1 filxhan nenexhik të copëtuar

1 filxhan majdanoz i grirë

Kripë dhe piper për shije

Përgatitja

Vendosni lulet në një peshqir kuzhine. Hapni butësisht lulen dhe prisni kërcellin e vogël brenda, duke përdorur gërshërë të mprehta. Prisni gjithashtu kërcellin e jashtëm.

Mbushni një tas të madh me ujë dhe vendoseni pranë luleve. Zhysni në ujë çdo lule, lëreni për një sekondë dhe nxirreni jashtë. Shkundeni butësisht dhe vendoseni në peshqirin e kuzhinës që të thahet.

Tani vazhdoni me përgatitjen e mbushjes. Bashkoni të gjithë përbërësit në një tas të madh dhe spërkatini me kripë dhe piper për shije.

Hapni me kujdes një lulendhe me një lugë të vogël çaji vendosni pak nga përzierja brenda. Mbyllni çdo petale sa më mirë të mundeni dhe vendosini lulet e mbushura në një tenxhere të madhe.

Përsërisni të njëjtën gjë duke mbushur pjesën tjetër të luleve. Shtoni 2 gota ujë në tenxhere dhe vendosni një pjatë mbi lulet, për të ruajtur pozicionin e tyre.

Ziejini në zjarr të ulët për 1 orë. Ngrini me kujdes pjatën për të parë nëse janë pjekur plotësisht.

Shërbejeni me salcë kosi. /AgroWeb.org

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.