Mënyra më e Mirë e Përgatitjes së Puresë me Patate

8.3k 0

Pureja me patate është një nga ushqimet më të shijshme për fëmijë e të rritur.

Ajo jo vetëm që gatuhet lehtë dhe me pak përbërës, por është një shoqëruese e mirë e shumë ushqimeve të shëndetshme.

Pureja kremoze përgatitet me patate të ziera, kripë, gjalpë edhe me qumësht dhe shoqërohen në mënyrë të shkëlqyer me qofte shtëpie apo mishra të ndryshme.

Në disa raste, amvisat përdorin edhe djathin bebe ose 2-3 lugë salcë kosi për t’i dhënë puresë butësinë, shkriftësinë dhe shijen e mirë.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë recetën e përgatitjes së puresë në mënyrën më perfekte.

Si Të Përgatisni Pure Patate Në Pak Minuta

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

  • 6 patate rrumbullake të mëdha
  • 4 lugë gjelle me gjalpë të freskët (për një ushqim më të shëndetshëm në vend të gjalpit AgroWeb.org ju sugjeron të përdorni vaj ulliri)
  • Çerek gote me qumësht
  • Kripë
  • Piper

Përgatitja e Puresë

Në një tenxhere të madhe të mbushur me ujë, hidhni dy lugë gjelle me kripë.

Qërojini patatet, shpëlajini dhe pritini në copa.

Mbajini në ujë të ftohtë deri sa të jeni gati për t’i zier.

Pasi uji të ketë marrë valë, shtojini patatet në tenxhere dhe ziejini për 15 deri në 20 minuta.

Kontrollojini nëse janë zier dhe më pas hiqini nga zjarri.

Në një tenxhere tjetër ngrohni qumështin dhe gjalpin deri sa të lëshojnë avull.

Kullojini patatet dhe vendosini sërish në tenxhere që të përthahen.

Më pas shtypini ato ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme deri sa të përfitoni një masë kremoze të trashë.

Më pas hidhni ngadalë qumështin e ngrohur me gjalpë dhe përziejeni me një lugë druri.

Provojeni purenë për kripë dhe hidhni sipas dëshirës. Në këtë pikë pureja është e butë por me kokrra dhe nuk ka marrë akoma kremozitetin e puresë tradicionale.

Shija dhe aroma e gjalpit duhet të plotësojë atë të patates por jo ta kapërcejë atë.

Vazhdoni përziejeni me lugë dhe çdo kokrrizë shtypeni në anët e enës duke siguruar një përzierje të njëtrajtshme të saj. Nëse preferoni mund ta kaloni edhe në mikser.

Nëse purenë e dëshironi të hollë apo të lëngshme mund të shtoni më shumë qumësht.

Por nëse mendoni se pureja ka arritur trashësinë e preferuar, atëherë ndaloni menjëherë sepse patatet ngjiten shpejt.

Nëse nuk do ta servirni purenë, atëherë hidhni gjalpë në sipërfaqen e saj dhe mbajeni të mbështjellë në një vend të ngrohtë.

Pureja qëndron e ngrohtë për të paktën 30 minuta./AgroWeb.org