Mënyrat më të Shëndetshme dhe të Shijshme për të Gatuar Vezët në Mëngjes

2.8k 0

Vezët janë ushqimi që nuk mungon kurrë në vaktin më të rëndësishëm të ditës, mëngjesin.

Ngrënia e vezëve çdo ditë mund të duket e mërzitshme, por me mënyrat e ndryshme të gatimit, vezët nuk zhgënjejnë kurrë as në vlera e as në shije.

Më poshtë do të zbuloni nga AgroWeb.org disa mënyra ideale për gatimin e vezëve dhe përfitimin e vlerave maksimale të tyre.

Vezë Plotësisht Të Ziera

Vezët plotësisht të ziera janë ideale për një mëngjes të shpejtë por të pasur me proteina.

Ato mund t’i zieni që të dielën, t’i mbani në frigorifer dhe t’i keni gati për konsum gjatë javës.

Vezë Pjesërisht Të Ziera

Në këtë rast, e verdha e vezës është pak e qullët dhe e butë.

Ajo kombinohet shumë mirë me bukën e thekur e të lyer me pak gjalpë.

Vezë Të Rrahura

Vezët e rrahura janë shumë praktike dhe të thjeshta për t’u gatuar.

Mjafton të zgjidhni një tigan që nuk ngjit dhe të përfitoni një pjatë kremoze dhe të shijshme.

Vezë Të Rrahura Në Mikrovalë

Vezët mund t’i gatuani edhe në mikrovalë për vetëm 90 sekonda.

Rezultati është një pjatë shumë më kremoze dhe të butë.

Omletë Në Filxhan

Omleta në filxhan mund të gatuhet shumë lehtë në mikrovalë.

Rrihini vezët, shtoni pak qumësht, barishte e erëza dhe në pak minuta do të keni një omletë speciale.

Vezë Sy

Vezës sy nuk i thua dot kurrë ‘jo’.

Skuqja perfekte arrihet në pak minuta ndërkohë që e verdha mbetet e lëngshme dhe plot vlera.

AgroWeb.org ju udhëzon që të zgjidhni një tigan që nuk ngjit dhe pakëz gjalpë.

Vezë Poshe

E verdha e vezës poshe është e butë dhe e lëngshme por jo e shkëputur nga e bardha kremoze.

Veza poshe është pak tekanjoze dhe do mjeshtëri të caktuar në gatim, por me pak praktikë mund t’ia dilni mbanë.

Vezën poshe mund ta gatuani edhe në mikrovalë.

Vezë Të Pjekura

Vezët mund t’i piqni edhe në furrë duke përdorur tasë të vegjël gatimi dhe duke i spërkatur me kripë, piper, erëza e barishte.

Omleta

Omleta mund të gatuhet në një tigan që nuk ngjit në pak minuta.

AgroWeb.org ju kujton se omleta perfekte duhet të marrë një ngjyrë të artë në sipërfaqe dhe të jetë e butë dhe kremoze në pjesën e brendshme.

Ajo mund të kombinohet me perime ose djathë.

Fritata

Fritata ka të bëjë me një gatim ku veza përdoret për të lidhur një sërë ushqimesh të tjera që mbizotërojnë në recetë siç mund të jenë perimet, mishi apo djathi.

Në këtë rast, omleta është më e trashë dhe më e dendur në përbërës./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.