Omëleta është një ndër recetat më të hershme jo vetëm të kuzhinës shqiptare por gjithë kuzhinës botërore.
Një ushqim i shijshëm por mbi të gjitha i pasur me vlera ushqyese, me përbërës kryesor vezët, omleta vijon të mbetet simboli i një mëngjesi të shëndetshëm.
Omëleta përgatitet shumë lehtë, kërkon pak kohë dhe mund të kombinohet me përbërës të ndryshëm.
Më poshtë, AgroWeb.org u sugjeron një recetë të shëndetshme të përgatitjes së omëletës krejt ndryshe, por me plot shije dhe shëndet.
Përbërësit
- 4 vezë
- 2 lgj qumësht
- 2 lgj mjaltë
- 1 lgj vaj
- 1 banane
Përgatitja
Rrihni së bashku vezët, qumështin dhe mjaltin derisa të bashkohen.
Ngrohni vajin në një tigan, hidhni aty përzierjen e vezëve dhe shtoni më pas bananen e shtypur.
Mbulojeni tiganin me një kapak dhe gatuajeni në nxehtësi mesatare derisa pjesa e poshtme të skuqet.
Më pas kthejeni omletën nga ana tjetër dhe lëreni në zjarr derisa të skuqet. Në fund nuk ju mbetet gjë tjetër vetëm që ta shijoni. /AgroWeb.org
Lini një Përgjigje