Përse Këshillohet të Shtoni Uthull në Gatimet me Spinaq dhe Pazi

1.8k 0

Dihet se perimet me gjethe jeshile janë plot vlera ushyese dhe për këtë arsye vendi i tyre është i pazëvendësueshëm në regjimin ushqimor.

Ka shumë mënyra për t’i përgatitur ato dhe shumë receta kërkojnë shtimin e uthullës dhe kjo për një arsye mjaft të vlefshme.

Në këtë artikull, AgroWeb.org bazuar në këshillat e ekspertëve, ju njeh me disa fakte se përse në një nga perimet me gjethe jeshile siç është Pazia, këshillohet të shtohet uthulla.

Çfarë është Pazia?

Pazia është anëtar i familjes Brassica Oleracea, së bashku me brokolin, lulelakrën, lakrën dhe perime të tjera të ngjashme.

Gjethet e trasha dhe jeshile të Pazit janë burime ushqyese mjaft të mira.

A e dini se ato ulin rrezikun e osteoporozës? Kjo për shkak se vitamina K në gjethe ndihmon trupin tuaj të thithë kalciumin, i cili forcon kockat tuaja.

Pazi gjithashtu përmban fibra, disa prej të cilave janë të tretshme dhe mund të ulin nivelet e kolesterolit.

Gjithashtu fibrat e patretshme që kjo perime përmban, ushqen bakteret e mira të zorrëve dhe ndihmon duke mbajtur të shëndetshëm sistemin tuaj tretës.

Mbi të gjitha Pazia përmban vitaminë A dhe C, kështu që mos e ndani nga tryeza.

Pse këshillohet të shtoni uthull?

Në përgjithësi perimet si Pazia mund të jenë pak të hidhura dhe uthulla duket se e zbut atë. Pra, arsyeja kryesore është se uthulla plotëson shijen e tyre.

Çfarë lloj uthulle duhet të përdorni

Edhe pse ju mund të përdorni shumicën e llojeve të uthullës, ajo e mollës është një zgjedhje e mirë sepse është pak më e ëmbël.

Disa pika të tjera që duhet të keni parasysh kur përgatisni këtë perime

Larja e nën ujë të ftohtë mund të mos jetë e mjaftueshme.

Prandaj së pari shpëlajini nën ujë të ftohtë e të rrjedhshëm gjethet për të hequr çdo papastërti të dukshme.

Më pas, mbushni me ujë të ftohtë një enë të bollshme dhe lërini zarzavatet të zhytura për rreth 10 minuta.

Nëse dëshironi, shtoni një grusht kripë në ujë. Në fund, shpëlajini përsëri nën ujë të rrjedhshëm.

Sigurohuni që t’i gatuani zarzavatet për një kohë të gjatë në zjarr të ulët që ato të zbuten siç duhet.

Kërcelli në qendër të Pazisë është i ashpër, i hidhur dhe i pakëndshme për t’u ngrënë. Hiqeni atë nga çdo gjethe me një thikë të mprehtë dhe më pas copëtoni gjethet në shirita.

Për më tepër shije, ziejini gjethet e Pazisë gjithmonë në lëngun e perimeve ose të pulës./AgroWeb.org