Pse Janë të Rëndësishme Pluhuri i Pjekjes, Soda e Bukës dhe Majaja?

1.9k 0

Pjekja është një shkencë më vete! Gjatë këtij procesi kombinimi dhe përzierja e përbërësve të papërpunuar kthehet në një ushqim të këndshëm dhe të shijshëm.

Përbërësit kryesorë për një pjekje perfekte janë soda e bukës, pluhuri i pjekjejs dhe majaja, të cilat u japin produkteve të pjekura volumin e duhur.

Për disa receta, si biskotat dhe ëmbëlsirat, pluhuri për pjekje dhe soda e bukës u japin atyre volumin e nevojshëm dhe kjo falë krijimi të gazit si dioksidi i karbonit.

Ai krijon në to disa xhepa ajri, duke ju dhënë një ëmbëlsirë më të dendur.

Pluhuri për pjekje dhe soda e bukës nuk janë përbërës që mund t’i zëvendësoni.

Kështu që nëse receta juaj kërkon njërën ose tjetrën, është më mirë t’i përmbaheni kërkesës.

AgroWeb.org ju njeh shkurtimisht me funksionin e këtyre përbërësve.

Cilat janë funksionet e përbërësve?

Pluhuri i pjekjes – Ky është gjithashtu bikarbonat natriumi, por përmban edhe pak acid pluhur. Për recetat që kanë nevojë për thartim dhe nuk kanë acid, pluhuri për pjekje është zgjedhja e duhur. Nëse produkti është me veprim të dyfishtë, kjo do të thotë se do të reagojë një herë kur e përzieni me përbërësit tuaj të lagësht dhe do të reagojë përsëri kur ta piqni.

Soda e bukës – Ajo është bikarbonat natriumi dhe ka një kohë të shpejtë reagimi. Në recetat që përmbajnë përbërës acid si për shembull lëngu i limonit, dhalla ose kosi, soda e bukës duhet të jetë zgjedhja juaj e parë.

Majaja: Mund të themi se ky është një organizëm i gjallë, për të cilin duhet treguar kujdes që të veprojë siç duhet. Majaja vepron ngadalë, që do të thotë se i duhet kohë për të krijuar fryrjen e bukës. Kjo është arsyeja pse në receta ajo lihet në gjendje qetësie për dy ose më shumë orë.

Çfarë tjetër mund të përdorni në vend të tyre?

Qëllimi është të krijoni sa më shumë ajër në mënyrë që ëmbëlsira juaj të fryhet. Përveç pluhurit për pjekje, sodës së bukës dhe majasë, ju mund të krijoni avull duke gatuar në nxehtësi të lartë me një brumë të lehtë.

Dhe gjithashtu mund të përdorni të bardhat e vezëve të rrahura, gjë që funksionon vetëm për disa receta./AgroWeb.org