Pure Patatesh e Pjekur në Furrë – Receta që nuk Duhet Humbur

1.4k 0

Patatet janë një përbërëës bazë dhe shumë i rëndësishëm për një larmi recetash gatimi.

Ato ofrojnë shije dhe vlera në gatim.

Mënyrat e gatimit të patates janë të larmishme, duke nisur nga të pjekura me mishin e pulës në furrë, byrekut me patate, gjellën me mish viçi e deri tek ajo më e thjeshta; pureja.

AgroWeb.org ju sugjeron që recetën klasike të puresë t’i jepni një shije krejtësisht të re dhe fantastike.

E përgatitur kështu pureja e thjeshtë do të marrë një tjetër pamje por edhe shije.

Ndiqni shkurt hapat e shpjeguar mëposhtë dhe shijojeni me të afërmit tuaj që sot.

Tavë Me Pure Patate

Në AgroWeb.org do të mësoni recetën e një tave të shijshme me pure patatesh, finok, qepë e erëza.

  • Për përgatitjen e kësaj tave ju nevojiten:
  • 1 kg patate
  • 1 qepë mesatare e grirë hollë
  • 1 qepë e grirë në rende
  • 2 lugë çaji kripë
  • Gjysëm luge çaji spec të kuq pluhur
  • Një majë luge çaji spec djegës
  • Një majë luge çaji piper të zi pluhur
  • 1 thelb hudhër
  • Çerek filxhani finok të grirë
  • Çerek filxhan çaji miell
  • Çerek filxhan çaji vaj ulliri.

Përgatitja:

Hapi i parë i përgatitjes së recetës është pjekja e patates në furrë, por sipas preferencës edhe mund t’i zieni.

Lyejeni tepsinë me një lugë vaj ulliri dhe vendosini qepët e grira hollë në të gjithë sipërfaqen e saj.

Ndizeni furrën dhe nisni shtypjen e patateve deri sa të formoni një pure të njëtrajtshme.

Purenë përziejeni me miellin, qepën e kaluar në rende, kripën, specin djegës, specin pluhur, piperin e zi, hudhrën, dhe finokun.

Përziejini mirë duke përdorur një lugë druri.

Nëse dëshironi mund t’i shtoni edhe djathë të bardhë për më shumë shije.

Më pas, purenë në fjalë shtrojeni në tavë duke sheshuar sipërfaqen e saj në të gjithë tavën.

Prijeni me thikë duke i dhënë formën e preferuar dhe më pas të gjithë sipërfaqen lyejeni me vajin e mbetur të ullirit.

Futeni në furrë dhe piqeni për 50 minuta ose deri sa marrë një ngjyrë të kuqerremtë.

Hiqeni tavën nga furra dhe prisni 5-10 minuta sa të ftohet pak e më pas servireni duke e shoqëruar me sallatë jeshile ose gatime me bazë orizi.

Ekspertët thonë se në vend të bulgurit, amvisat mund të përdorin edhe quinoa, një tjetër drith i shëndetshëm. /AgroWeb.org