Qofte me Kungull Vere – Të Lehta Plot Shije Fantastike

1.2k 0

Me shije të veçantë dhe të lehtë. Receta më e mirë për të shijuar gatimet e verës. Mjaftojnë pak përbërës për të përgatitur një nga recetat më fantastike me kungullin e verdhë të stinës.

Ndiqni hapat e thjeshtë dhe shijojeni bashkë në familjen tuaj.

PERBERESIT

  • 500 gr kungull i verdhë i grirë në rende
  • 2 qepë të njoma
  • 200 gr djath të bardhë
  • 1 vezë
  • piper
  • majdanoz
  • miell që fryhet vetë

PËRGATITJA

Grijmë me rende 500 gr kungull të verdhë. E kriposim dhe e lemë për 10 minuta.
Më pas e shtypim mirë dhe lëngun që nxjerr e lejmë po në tas.
Shtojmë 2 qepë të njoma, 200 gr djath të bardhë, 1 vezë, majdanoz, piper dhe rreth 100 gr miell që fryhet vetë.
I përziejmë mirë dhe i skuqim në vaj të bollshëm.
Brumi nuk duhet të jetë as i ujshëm dhe as shumë i trashë. Me ndihmën e lugës i japim formën kur ti skuqim./Kuzhinaime