Receta e Shpejtë e Luleve të Kungullit me Vezë

5.4k 0

Lulet e kungullit janë një risi si në tregun Shqiptar ashtu edhe në kuzhinë.

Ka disa mënyra të përgatitjes së tyre në tavë, në salca të ndryshme apo të skuqura.

Sot AgroWeb.org ju sugjeron një recetë tipike të përgatitjes së tyre të skuqura me vezë.

Kjo recetë është përfekte për të shoqëruar vakte të lehta pranverore.

Do t’ju duhen shumë pak përbërës dhe shumë pak kohë në përgatije për t’a shijuar.

Ndiqni më poshtë hap pas hapi këshillat e AgroWeb.org

Përbërësit

  • 15 lule kungulli
  • 200 gr miell
  • 100 ml ujë
  • 1 vezë
  • vaj për skuqje
  • kripë
  • piper

Përbërësit

Për të nisur përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon të zgjidhni një enë të thellë.

Hidhni në të miellin, vezën dhe ujin pak nga pak dhe trazojini derisa të formohet një masë e lëngshme dhe kompakte.

Nëse shihni që kjo masë është trashur shumë mund të shtoni edhe pak ujë, për t’a holluar.

Më pas merni lulet e kungullit hiqini pjesën e poshtëme të kërcellit.

Duke lënë vetëm pjesën lart të lules, ngjyrë të verdhë.

Lajini me ujë të bollshëm e më pas thajini me kujdes në një pecetë.

Ndërkohë vini tiganin në zjarr dhe hidhni vajin për skuqje për tu ngrohur pak.

Nga ana tjetër zhysni nga të dyja anët lulet e kungullit tek mielli dhe vezët që përgatitët më parë.

Sigurohuni  që lulet të mbulohen plotësisht nga ky brumë i lëngëshëm.

Kur të shihni që vaji të jetë i nxehtë hidhni me kujdes lulet e kungullit dhe lërini të skuqen për disa sekonda nga të dyja anët.

Kur të kenë marrë pamje të artë dhe të jenë bërë krokante  hiqini nga tigani dhe vërini në një pecetë në mënyrë që të kullojë vaji i ullirit.

Shtoni pak kripë dhe piper sipas dëshirës dhe lulet tuaja të kungullit janë gati për t’u ngrënë./AgroWeb.org