Rizoto me Pulë dhe Perime -Receta e Shpejtë me Shije Speciale

8.2k 0

Rizoto është një ushqim shumë i shijshëm por gjithashtu edhe i lehtë për t’u përgatitur dhe nuk kërkon shumë kohë.

Mund të thuhet me plot gojën se kjo pjatë i përket kategorisë së ushqimeve të shpejta.

Në vetëm 1 orë ju do të keni një drekë të shijshme dhe të shëndetshme.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me mënyrën e përgatitjes së kësaj recete.

Përbërësit:

  • 1 fileto ose mish pule i prerë në copa të vogla
  • 1 lugë gjelle me erëza
  • 400 gr perime sipas dwshirës të grira hollë
  • 200 gr oriz
  • gjysmë filxhani verë e bardhë
  • 2 gota lëng pule ose ujë
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • Djathë kaçkavall

Përgatitja:

Fillimisht skuqni copëzat e mishit të pulës në pak vaj derisa të marrin ngjyrë kafe të artë.

Për këtë do t’ju duhen rreth 15 minuta.

Skuqini në temperaturë maksimale duke i trazuar vazhdimisht.

Më pas shtoni të gjitha perimet e grira dhe vazhdoni ti skuqni.

Perimet do të lëshojnë ujë, skuqini duke i përzier vazhdimisht derisa uji të avullojë.

Më pas shtoni gjalpin dhe përziejeni sërisht.

Kur gjalpi të shkrijë shtoni orizin dhe skuqeni për 5 minuta.

Pas kësaj shtoni verën dhe lëngun e pulës ose ujë, erëza sipas dëshirës, ​​përziejeni dhe ulni temperaturën në të ulët dhe mbulojeni tiganin me kapak.

Lëreni në zjarr për rreth 20 minuta ose derisa orizi të thithë lëngun.

Kini kujdes që orizi të mos ziejë shumë, nuk duhet të jetë as i fortë dhe as shumë i butë.

Në fund të procesit lëreni orizin e mbuluar të qëndrojë edhe për 10 minuta të tjera.

Shërbejeni rizoton e ngrohtë dhe grini sipër djathin kaçkavall dhe shoqërojeni me një gotë verë të bardhë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.